Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Iniciativa e tifozeve te Interit per Rafinha po funksionon: ja lajmet e fundit rreth tij

FcIN – Iniciativa e tifozeve te Interit per Rafinha po funksionon: ja lajmet e fundit rreth tij
Inter Club Staff

Do te ishte nje cmenduri, por edhe nje nga rastet e rralla per te mos thene te vetme ne futboll ku tifozet kane nisur nje fushate ne rrjete sociale per blerjen e nje lojtari. 

Hashtag-u #RiprendiRafinha eshte hashtag me i perdorur nga tifozet e Interit.

Lidhja e vecante dhe e sinqete e krijuar nga braziliani Rafinha Alcantara per fanellen zikalter ka prekur te gjithe tifozet e Interit qe nepermjet internetit dhe kanaleve sociale kane nisur nje beteje mediatike per te treguar afersine e tyre me mesfushorin qe tashme eshte rikthyer tek Barcelona.

Shpresa me e madhe e te gjitheve eshte qe Rafinha te marre perseri nje avion per ne Milano dhe te luaje perseri per skuadren zikalter.

Por sado fantazi te duket ne kete moment, kjo gje mund te behet edhe realitet ne ditet e ardhshme.

Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, Rafinha e ka marre vesh per kete iniciative te zikalterve per te dhe eshte prekur shume nga hashtag dhe nisma per te.

Natyrisht qe ai ka qene shume i lumtur per te gjithe kete sepse edhe njehere e ka kuptuar ndenjen qe tifozet gezojne drejt tij.

Lojtari me origjine nga San Paolo e ka shprehur disa here me pare deshiren e tij per te qendruar ne Milano dhe shpreson shume qe te rikthehet tek Interi.

Shpresat ai nuk i ka humbur akoma, por kjo gje sdo te thote se ai nuk do te transferohet ne nje skuader tjeter dhe as qe do te prese Interin deri ne pafundesi.

Por per momentin, shpresa e tij eshte qe te rikthehet te veshe perseri bluzen me te cilen ra ne dashuri. Edhe daljet publike te drejtuesve te Interit per Rafinhen kane qene gjithmone diplomatike, gje qe te ben te mendosh se nje shans (i vogel) per rikthimin e tij ne Milano ekziston.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.