Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Inter e frikesuar nga oferta e Real per Icardin? Aspak e vertet: kjo eshte situata e kapitenit!

FcIN – Inter e frikesuar nga oferta e Real per Icardin? Aspak e vertet: kjo eshte situata  e kapitenit!
Inter Club Staff

Ne Itali nuk humbasin kurre mundesi qe sa here  te flitet per ndonje shitje ne shtepine zikalter, ta llogrisin Icardin ne rrezik.

Edhe pse Interi e ka konsideruar disa here te pashitshem dhe Luciano Spalletti ka deklaruar gjithashtu se ai nuk largohet, mediat ne itali vazhdojne te thone te njejten gje.

Perpara dy ose tre javesh, tema e dites ishte rinovimi i Icardit me pretekstin se Icardi eshte i pakenaqur tek Interi, por me kalimin e kohes keto zera u shuan me Icardin qe asnjehere nuk e pranoi dicka te tille e cila u mohua edhe nga Interi.

Sot ka pasur perseri zera per nje shitje te mundshme te Mauritos, por duket se Interi nuk eshte aspak e shqetesuar per zerat qe qarkullojne ne keto ore te fundit per sa i perket te ardhmes se Mauro Icardit.

Nje jave larg prej skadences se klauzoles se tij prej 110 milione eurosh qe eshte e vlefshme vetem per jashte italise (skadon ne 15 korrik), klubi zikalter sipas asaj qe tregon FcInterNews.it nuk ka marre ende asnje oferte per kapitenin e saj.

Drejtuesit e Interit jane shume te qete sepse me Icardin dhe agjenten e tij Wanda Nara (qe eshte edhe gruaja e kapitenit) kane mardhenie shume te mire dhe po presin qe sulmuesi argjentinas te paraqitet rregullisht ne Appiano Gentile per grumbullimin dhe gjate kesaj kohe te kete nje takim edhe per te diskutuar rinovimin e kontrates.

Ne kontraten e re te Icardit do te kete nje rritje te ndjeshme te rroges dhe ne kembim Interi do te rrise ndjeshem gjithashtu kaluzolen e largimit ose do ta heqe fare ate nga kontrata e tij.

Ne kete moment asnje shqetesim ne shtepine zikalter. Maurito mbetet tek Interi dhe nuk eshte ne diskutim. Edhe zerat e fundit per sa i perket nje sulmi te mundshem te Real Madrid duket se jane pa baza reale dhe te pabazuara ne fakte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.