Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,187 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Inter-Juve, cmenden mediat e huaja: “Perse Pjanic nuk mori kartonin e dyte? Duket se…”

FcIN – Inter-Juve, cmenden mediat e huaja: “Perse Pjanic nuk mori kartonin e dyte? Duket se…”
Inter Club Staff

Sa e ngjashme ka qene ky Inter-Juventus me ate te 1998 ku Juventusi arriti ti grabiste Interit nje tjeter kampionat. 

Duket se polemikat nuk do te kene kurre fund me nje Inter nga njera ane shume te demtuar dhe nje Juventus nga ana tjeter ne karrigen e te pandehurit, fajtore, por e pa denuar.

Te gjithe tifozet zikalter nuk e kane ulur ende dozen e inatit ndaj drejtuesit te ndeshjes, Daniele Orsatos dhe dashakeqesise se tij.

Shumica e mediave italiane e kane quajtur kartonin e kuq ndaj Vecinos si shume te ashper dhe si nje karton qe nuk duhet te kishte ate ngjyre por maksimumi te verdhe.

Por sic thone keshti per Vecinon, gjithashtu thone edhe se ndaj Pjanic duhet te ishte dhene kartoni i dyte i verdhe por qe u fal nga arbitri i ndeshjes.

Por nese mbizoteron kjo ide ne Itali, FcInterNews ka dhene nje pasqyre te mediave te huaj dhe se si eshte perceptuar kjo ndeshje jashte per te krijuar nje ide.

Duhet theksuar se keto mendime jane mendime profesionistesh dhe jo tifozesh te njeres apo tjetres skuader.

Ja cfare shkruhet ne mediat e huaja:

MIGUEL CUESTA (SPANJE) –  GAZETAR  – “Faulli i Pjanic ndaj Rafinhes eshte nje episod mjaft i qarte. Per tu ndeshkuar direkt, duke pare se ishte shume e rende si nderhyrje dhe ai e kishte tashme nje karton te verdhe. Pjanic hyn me vonese, i painteresuar per topin. Imakti eshte i forte. Mund thjesht ti beje keq kundershtarit dhe per hir te vertetes i godet edhe koken atij. Ka qene skandaloze te shikoje te mos jepej kartoni. E me pas, akoma me shume skandaloze kur kartoni i verdhe ju dha D’Ambrosios. Pse Buffon nuk foli per ndjeshmerine e arbitrit apo per koshin e plehrave ne zemren e tij pas kesaj? E thjeshte. Sepse portieri i Juventusit ka pasur nje reagim totalisht te kundert me te ne Madrid. Do te kete qene shume i lumtur madje. Me Italine jashte Europianit e ka kuptuar se ishte ndeshja e fundit qe luante jashte Italise. Ka reaguar keq dhe ne te nxehte. E me pas imazhet treguan se penalltia ishte gjithastu dhe se Benatia duhet te kishte mar direkt karton te kuq. Nderkohe me Interin rezultati ka qene i ndryshem. Ne favor te Juves por si rezultati ashtu edhe arbitri. Jane te njejtet lojtare qe qajne kur kane nje vendim te drejte kunder dhe qe e mbyllin gojen kur favorizohen pa te drejte.”

THOMAS LAMM (BELGJIKE) – DE ZONDAG – “Mendoj se ka qene e drejte qe Vecino te merte kartoin te kuq. Ishte nje faull shume i rende dhe qe ndeshkohet ne futbollin modern. Por di te them qe edhe ai i Pjanic ishte po aq karton i kuq sa i Vecinos. Meritonte kartonin e dyte te verdhe. Nuk ka dyshime per kete.”

ANA POPOVIC (MAL I ZI) – ANALITIKA – “Ka qene gjithcka shume e cuditshme. Pjanic nuk ju dha kartoni i verdhe i dyte te cilin e meritoi per dy here. E ajo qe me le pa fjale eshte skena finale  e Allegrit me arbitrin Tagliavento kur e therret edhe Taglia dhe i jep “note pozitive” Orsatos. Shume e cuditshme, duhet ta pranojme te gjithe.”

MOHAMED BASCHIR (LIBIA) – LIBYA AL ALHAR – “Orsato meriton noten 4. I ngelur ne klase. Fakti qe Pjanic nuk mer karton te verdhe vendos lojen. Mund te kishte ndryshuar ndeshja. E si te mos mjaftoje kjo, edhe Cuadrado meritonte kartonin e dyte te verdhe. Jam dakort per golat dhe me te kuqin ndaj Vecinos, por eshte perdorur nje peshore e ndryshme per te dyja skuadrat.”

RODRIGO ANDRES ARELLANO VERA (KILI) – TVN DE CHILE – “Arbitrim skandaloz. Te jepte pershtypjen qe arbitri ishte zgjedhur per te ndihmuar ate qe ishte me miren e klasifikim. Kartoni i kuq u dha per shkak te rregullores por kjo rregullore nuk u ndoq aspak gjate ndeshjes. Aksionet 50-50 kane qene gjithmone ne favpr te Juventusit. Ka qene nje arbitrim poshte normales. Nuk ka qene nje loje e barabarte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.