Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Inter, ofrohet hollandezi Daley Blind: ja cmimi i kerkuar per tu paguar tek United

FcIN – Inter, ofrohet hollandezi Daley Blind: ja cmimi i kerkuar per tu paguar tek United
Inter Club Staff

Rikthehet ne ballo nje emer qe eshte perfolur edhe ne te kaluaren per Interin: Daley Blind. 

Mesfushori qe luan edhe si mbrojtes do te jete ne skadence kontrate ne 30 qershor 2019 dhe per kete motiv Manchester United mund te pranojne deshiren e tij per tu larguar nga Manchesteri qe kete vere qe te mos e humbasin me parameter zero ne fund.

Blind, ish-lojtari i Ajax, me Jose Mourinhon nuk ka pasur kurre mjaftueshem hapsira.

Ai ka luajtur vetem si mbrojtesi majte, por di te luaje edhe ne qender te mbrojtjes dhe ne mesfushe pothuajse ne te gjitha rolet. Ne kombetare ai luan aty perkrah De Vrij por edhe si mediano.

Image result for daley blind

 

Duket se kartoni i tij i eshte ofruar Interit nga vete agjenti i lojtarit.

Per te ka shkruar sot FcInterNews qe tregon:

“Interi per momentin nuk ka vendosur nese do te beje nje oferte, por po studion terrenin nese ai eshte nje njeri i duhur per kauzen zikalter.”

“Ai ka nje eksperience internacionale teper te madhe me Hollanden: 52 ndeshje dhe 2 gola ndersa me United 53 ndeshje te luajtura.”

“Por ai vjen nga nje sezon ku ka luajtur vetem 17 ndeshje me Mourinhon. Eshte 28 vjec dhe mendon se duhet te luaje me shume sepse eshte ne kulmin e karrieres.

Image result for daley blind

 

Cmimi qe kerkon United per te eshte 18 milione euro, nje cmim jo teper i ulet per nje alternative ne mesfushen e Interit.

Kjo shume do te paguhej nga Interi vetem per nje lojtar titullar dhe prandaj eshte i pamundur ky operacion ne kete kohe pavarsisht ofertes se agjentit.

Transferimi mund te behet vetem nese United e le te lire per nje huazim me te drejte blerje por veshtire se do te ndodhe kjo gje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.