Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Inter-Skriniar, gati rinovimi anti-BIG per ta kthyer ne nje simbol zikalter: ja rroga dhe kohezgjatja

FcIN – Inter-Skriniar, gati rinovimi anti-BIG per ta kthyer ne nje simbol zikalter: ja rroga dhe kohezgjatja
Inter Club Staff

Nese thua Milan Skriniar menjehere te vjen ne mendje nje mur i madh i pakalueshem. 

Kjo sepse i tille ka qene mbrojtesi zikalter ne sezonin e tij te pare tek Interi: nje mur i pakalueshem per sulmuesit kundershtare.

Te shumte kane qene ata qe e kane vuajtur perballe sllovakun, por me siguri Insigne dhe Mertens duhet te dijne dicka me shume rreth kesaj.

Ai erdhi ne fillim shume i paragjykuar si thjesht nje lojtar i dores se dyte dhe shihej nga te gjithe si gabimi i radhes nga Ausilio ne merkaton e Interit por Skriniar beri qe te gjithe te kafshonin gjuhen per gjithcka cfare kishin thene per te.

 

Ai me paraqitjet ne fushe jo vetem fitoi nje vend titullari tek Interi, por nje vend ne zemren e te gjithe Interistave.

Skriniar ne cdo interviste ka perseritur deshiren e tij per te qendruar dhe duket se Interi po leviz drejt berjes realitet te kesaj gjeje.

Zikalterit deshirojne te mbajne me cdo kusht Milan Skriniar ne Milano sepse edhe Spalletti e konsideron si mbrojtesin me te mire ne Serie A.

Ne javet e fundit eshte pare nje interes mjaft i madh per lojtarin nga Chelsea, Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid por te gjitha kane marre nga nje pergjigje te qarte nga Interi: nuk eshte ne shitje.

Por ka edhe me shume: Sipas asaj qe shkruan FcInterNews.it, Interi po punon edhe per rinovimin e kontrates se mbrojtesit sllovak deri ne vitin 2023 duke e blinduar ate dhe duke i ofruar nje rroge te re te afert me lojtaret me te mire ne skuader: 2,5 milione euro ne sezon plus bonuse lehetesisht te kapshme e keshtu mund ti afrohet kuotes 3 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.