Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 6, 2020

Scroll to top

Top

912 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN.it – Isla, piste e nxehte. Lojtari do Interin. Palet po punojne keshtu…

FcIN.it – Isla, piste e nxehte. Lojtari do Interin. Palet po punojne keshtu…
Xhorxh Gellci

Mauricio Isla eshte nje nga emrat me te nxehte per merkaton ne hyrje te Interit. Talenti kilen i krahut pelqehet shume tek Interi, qe e ndjek lojtarin qe nga viti i shkuar (perpara se ta merrte Juventus). Gjithashtu edhe tekniku i ri Mazzarri e pelqen se termi, duke pare se ka nevoje per lojtare krahu qe te pershtaten me lojen e tij. Me shume se Basta (hipoteze gjithmone e vlefshme), eshte amerikano-jugori zgjedhja e pare per krahun zikalter.

Sipas asaj qe FcInterNews ka zbuluar nepermjet burimeve shume te informuara per tratativen, lojtari qe ndodhet ne bashkepronesi te Juventus dhe Udineses, ne fund do te blihet plotesisht nga Juventus per shkak te nje detyrimi moral kundrejt friulaneve. Pra, Isla eshte praktikisht nje lojtar i Juventus, por qe nga ana e tij do ti perdore parate e fituara nga nje shitje e tij per te arritur tek nje lojtar te madh ne sulm. Jo rastesisht, ky sezon per Islan ka qene negativ, sepse edhe pasi e ka marre veten nga demtimi i rende ne gju, nuk ka hyre praktikisht kurre ne idete e Contes, i cili ka preferuar Padoin.

Gjithmone sipas FcInterNews, mbi Islan eshte edhe interesimi i Romes dhe Fiorentines. Mazzarri u ka kerkuar drejtuesve te merkatos te analizojne situaten e lojtarit, i cili duket se do te largohet nga Juventus. Nderkohe qe Branca ka vendosur kontakte me perfaqesuesit e tij per te gjetur nje zgjidhje qe do e sillte tek zikalterit. Per momentin, drejtuesit zikalter jane vetem duke studiuar, se bashku me agjentet e lojtarit, nje oferte per t’ja paraqitur Juventus brenda dates 25 qershor. Shpresa e Interit eshte t’ja jape Islan teknikut per pregatitjen verore ne Pinzolo. Megjithate ne fillim duhet te sistemohet bashkepronesia mes Udineses dhe Juventus, per tu perqendruar tek kjo tratative, qe gjithsesi eshte e komplikuar.

Rezulton se Isla eshte entuziast per te ardhur tek Inter, skuader qe e ka kerkuar gjate dhe gjithashtu per te punuar me Mazzarrin, nje nga tekniket qe mund ta vleresojne ne maksimum lojen e tij. Faktikisht, Interi per momentin eshte favorit ne garen per lojtarin e krahut kilen por eshte shpejt per te folur per shifra apo shkembime te mundshme: me pare dy klubet duhet te takohen dhe te diskutojne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.