Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,083 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Ja emri i perzgjedhur nga Ausilio per mesfushen e Interit: ai ka luajtur me pare me zikalterit dhe quhet Matteo Kovacic!

FcIN – Ja emri i perzgjedhur nga Ausilio per mesfushen e Interit: ai ka luajtur me pare me zikalterit dhe quhet Matteo Kovacic!
Inter Club Staff

“Houston, kemi nje problem!” do kene menduar agjentet e Mateo Kovacic ne fund te shkurtit, pikerisht ne momentin kur FIFA denoi Chelsean qe te rrije pa merkato ne dy sesionet e ardhshme. 

Nje vendim ky qe ndalon blerjen e kroatit nga ana e Blues qe ne vere kishin gjetur marreveshjen me Real Madrid per shifren e 29 milione eurove (si e drejte blerje).

Duke qene keshtu gjerat, lojtari i ditelindjes se 1994 duket se duhet te beje valizhet dhe te rikthehet ne Spanje. Nje kalim momental ky duke pare se Zinedine Zidane nuk eshte se ka deshire qe ta perdore si titullar kroatin.

Per kete motiv perfaqesuesit e tij kane filluar menjehere kontaktet me Interin dhe Bayern Munich.

Deri me tani nuk eshte se ka pasur ndonje tratative konkrete sepse gjithcka eshte ne doren e Real Madrid, por shanset jane goxha te mira qe te kemi nje Kovacic 2.0 ne Milano edhe pse Suning nuk eshte se e ka menduar seriozisht kete piste deri me tani.

Tek Interi ka pasur nje njeri shume te merzitur ne momentin qe Interi u detyrua te shiste Kovacic ne drejtim te Real Madrid: ai ishte Piero Ausilio.

Atij ne ate kohe ju kerkua sakrifikimi i Mateo Kovacic qe te krijohej buxheti i duhur per blerjen e nje mesfushori qe ne ate kohe u mendua do te zgjidhte problemet e mesfushes se Interit dhe Mancini zgjodhi Geoffrey Kondogbia, francezin qe deshtoi te realizonte pritshmerite dhe eshte nje nga pengjet me te medha te merkatos se Interit ne vitet e fundit.

Ausilio e ka thene edhe disa here ne intervista te ndryshme qe sakrifikimi i Kovacic ka qene njejte i trishtuar me ate te Coutinhos sepse ne te dyja rastet ai ka qene ne nje fare menyre i detyruar.

Keshtu qe mendohet se ai qe po punon me shume per te rikthyer Kovacic ne Milano ne kete moment eshte pikerisht Piero Ausilio i cili po tenton te binde Suning por edhe Marotten.

Per Ausilion, Kovacic do te ishte perfekt perkrah Brozovic ne mesfushe dhe duke i shtuar Nainggolan atyre, Interi do te kishte nje nga mesfushat me cilesore ne Serie A.

Mendohet se per te arritur tek kroati, Interi duhet te beje nje oferte 20-25 milione euro per Realin e Madridit qe ne fakt kerkon 30 milione, por duke pare se mungojne edhe konkurentet dhe faktin qe ai eshte ne listen e shitjes se Zidane, cmimi mund te ulet.

Per keto zera pritet qe te kete konfirmime ne ditet ne vazhdim sepse dicka eshte e sigurt: Interi po kerkon nje mesfushor dhe nje partner per Marcelo Brozovic.

Por nderkohe Ausilio po negocion me Interin edhe per rinovimin e kontrates se tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.