Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Ja pse Interi eshte vene me shpatulla pas murit nga Valencia per Cancelon! Portugezi drejt…

FcIN – Ja pse Interi eshte vene me shpatulla pas murit nga Valencia per Cancelon! Portugezi drejt…
Inter Club Staff

Eshte ai njeriu me i perfolur i merkatos zikalter. 

Behet fjale per anesorin portugez, Joao Cancelo, i cili ka nje te drejte blerje ne favor te Interit rreth 35 milione euro.

Pikerisht kjo shume eshte pengesa me e madhe e Interit ne koherat e Fair Play Financiar dhe me Champions shume larg ne keto momente (4 pike me 3 ndeshje te mbetura).

Duket se Manchester United po leviz e vendosur me hapa konkret drejt Joao Cancelo dhe lojtari per te cilin Interi mbetet ne nje pozicion avantazhi duke pare te drejten e blerjes qe mund ta aplikoje deri ne fund te majit dhe kontraten e nenshkruar paraprakisht me te per kater sezone.

Ne rast se ai nuk do te blihet nga Interi, pista qe e dergon ate ne Mbreterine e Bashkuar tek Manchester United i Jose Mourinhos eshte shume e nxehte sepse ai kerkohet me ngulm nga Red Devils.

Sipas asaj qe tregon sot FcInterNews.it, pasi klubi anglez ka manifestuar interesin e saj per te siguruar sherbiemt e mbrojtesit portugez ne javet e kaluara, i ka ofruar Valencias 42 milione euro plus bonuse dhe paralelisht nje kontrate pese vjecare me 3,5 milione euro ne sezon per lojtarin.

Interi duhet te beje maksimumin per te mos e humbur Joao Cancelo, por situata ekonomike e klubit eshte nje pengese shume e madhe, mbase edhe e pakalueshme.

Zikalterit kane tentuar te flasin me Valencian per ta shtyre te drejten e blerjes deri ne vitin 2019, por ata jane vene me shpatulla pas murit nga klubi spanjoll dhe kane marre nje ultimatum: ose do te blihet duke paguar parate nje me nje ne kete moment, ose duhet ta kthejne lojtarin mbrapa.

Per momentin nuk eshte e qarte se cfare do te ndodhe.

Nga njera ane eshte Interi qe deshiron ta mbaje me cdo kusht lojtarin por kundershtarin me te forte nuk ka Valencian por shifren e rene dakort per blerjen e tij qe eshte shume e larte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.