FCIN – Ja te gjitha klubet e interesuara per Dalbert. Klubi me i interesuar cuditerisht eshte…
Piero Ausilio beri me dije dje ne prag te ndeshjes ndaj Chievo Verona se Henrique Dalbert eshte njeri prej zikalterve qe ka me shume merkato.
Fjalet e drejtorit sportiv te Interit ne fakt jane te sakta, sepse gjejne konfirmime.
Pervec konfirmimit te Olympique Marseille qe kemi folur disa dite me pare, mbrojtesi brazilian i majte i Interit eshte ne shenjestren e dy klubeve angleze dhe nje gjerman.
Sipas asaj qe tregon FcInterNews, pavarsisht minutazhit te paket me Luciano Spallettin, Dalbert deshirohet dhe ndiqet shume nga afer nga Watford, Wolfsburg e mbi te gjitha cuditerisht Tottenham.
Mbrojtesi zikalter mund te largohet perpara nje oferte te rendesishme dhe bindese do te jete lloji i ofertes qe do te behet sepse Interi eshte dakort vetem me nje shitje perfundimtare.
Duke llogaritur se shuma qe ai u ble nga Interi eshte rreth 25 milione euro bashke me bonuse, edhe oferta nuk duhet te jete me e ulet se kaq.
Kujtojme qe Interi flitet se ka siguruar sherbimet e Asamoah per krahun e majte te mbrojtjes per sezonin e ardhshem.
Gjithashtu mesohet se kjo marreveshej nuk do te behet e ditur deri ne perfundim te kampionatit.