Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Jane shtuar se tepermi kontaktet me Martial: ja detajet e kontrates qe i ka ofruar Interi

FcIN – Jane shtuar se tepermi kontaktet me Martial: ja detajet e kontrates qe i ka ofruar Interi
Inter Club Staff

Me sa duket Interi e ka shume seriozisht per super talentin e Manchester United, Anthony Martial. 

Lojtari francez qe i ka kushtuar djajve te kuq “sa qimet e kokes” eshte ne skadence kontrate ne fund te sezonit dhe po shikon rrotull per nje mundesi transferimi me parameter zero edhe pse ne javet e fundit ka pasur nje interesim ne rritje nga klubi i Mourinhos per ti zgjatur kontraten lojtarit.

Dhe keshtu, pas kontakteve te para eksplorative te ndermjetesuesve zikalter per Anthony Martial, drejtuesit e Interit kane nisur te tjera kontakte per te bere me te qarte per lojtarin se cfare mund ti ofroje klubi zikalter atij qe per 1 muaj do te kete te drejt te zgjedhe pa problem skuadren e re ku mund te transferohet ne fundin e sezonit me parameter zero.

Sipas asaj qe tenton te zbuloje FcInterNews, Interi ka premtuar lojtarit nje kontrate te pasur me nje kohezgjatje kater vjecare.

Por pervec detajeve ekonomike, Interi i ka premtuar gjithashtu nje vend si protagonist ne skuadren e Spallettit qe ka nevoje per nje sulmues krahu me karakteristikat e tij.

Agjentet e lojtarit pasi kane marre oferten e Interit te cilen e kane konsideruar ne momentin e pare si interesante kane kerkuar kohe per ta ekzaminuar por edhe per te folur me vete lojtarin.

Gjithesesi ne kete moment eshte ende shume heret per te folur me siguri per nje marreveshje. Kjo edhe sepse ai eshte ende nen kontrate me United dhe do te ishte nje thyerje e ligjeve te UEFA-s per transferimin e lojtareve nese Interi do te kontaktonte direkt me lojtarin pa ardhur janari.

Por kontaktet nepermjet ndermjetesuesve te Interit me Martial kane ekzisutar dhe do te vazhdojne te ekzistojne edhe ne javet e ardhshme.

Nese do te jete me te vertete mundesia per ta blere lojtarin, Marotta dhe Ausilio do te benin cmendurira per ta bindur duke pare talentin e tij te rralle dhe moshen e tij shume te re…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.