Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Joao Mario dhe prapaskena e agjentit te ri: Interi shume afer 15 milione eurove?

FcIN – Joao Mario dhe prapaskena e agjentit te ri: Interi shume afer 15 milione eurove?
Inter Club Staff

Ka qene nje tratative shume e shpejte dhe Federico Pastorello ka futur ne skuderine e tij nje tjeter lojtar te Interit.

Behet fjale per Joao Mario. Mesfushori portugez i lindur ne 1993 ka luajtur ne sezonin e fundit te Lokomotiva e Moskes, skuader kjo qe nuk ka vendosur ta bleje ate ne fund te huazimit qe ishte percaktuar 18 milione euro.

Per kete arsye, tashme luzitani eshte rikthyer ne Milano dhe ne te qenit nje lojtar i Interit, ne pritje per nje destinacion te ri per te cilin do te kujdeset agjenti i tij i ri.

Marreveshja ndermjet paleve eshte arritur edhe nepermjet punes se ish-lojtarit te Interit, Fernando Couto, qe punon ne zyren e Pastorellos qe ky i fundit ka hapur ne Porto.

Joao Mario deri me tani i ka besuar detyren e agjentit disa ndermjetesuesve te ndryshem, nuk kishte pasur me pare nje agjent te mirefillte.

Keshtu ai me ne fund ka vendosur dhe ka zgjedhur perfundimisht P&P Sport Management. Por cfare do te thote kjo per Interin?

Tani, agjencia do te punoje fort per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare per te ardhmen e Joao Mario dhe per ti gjetur atij nje klub te nje niveli te larte.

Ai ka bere mire ne klubet ku eshte huazuar, por ato per fatin e tij te keq, nuk kane pasur resurse te mjaftueshme per ta blere lojtarin portugez.

Nderkohe, ka nje lajm te mire per Interi ne kete mes: Pastorello ka vene kontaktet e para per transferimin e tij me disa klube ne Angli, France dhe Spanje me objektivin per te sjelle tek Interi nje oferte 15 milione euro (sot per sot, portugezi peshon ne bilanc 13 milione euro).

Interi po shpreson qe ta mbylle njehere e mire kete vere kapitullin e Joao Mario, qe nuk ka qene aspak entuziazmues ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.