Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Ju kujtohet Lazzarri? Interi po e ndjek me kujdes: ja detajet dhe cmimi i lojtarit

FcIN – Ju kujtohet Lazzarri? Interi po e ndjek me kujdes: ja detajet dhe cmimi i lojtarit
Ardis
  • On 10/10/2018, 18:43

Duke lexuar vleresimet e post ndeshjes SPALInter, ishte lojtari me i mire nga skuadra ferrarese: po flasim per Manuel Lazzari, sulmues i krahut te djathte por luan ne te gjithe krahun e djathte, i vitlindjes 1993 eshte nen kontrate me SPAL deri me Qershor 2023.

Performanca e tij ka terhequr vemendjen mbi ish mbrojtesin e Giacomense, aq sa RadioMercato ka komunikuar se mbi te jane interesuar klube top italiane dhe te huaja.

Dhe konfirmimi vjen direkt pikerisht nga agjenti i futbollistit, Augusto Carpeggiani, i cili ne nje interviste ne Radio Kiss, ka konfirmuar:

“Duke qendruar tek SPAL ka qene vendimi i duhur per rritjen e djaloshit qe po rrit nivelin e perfomances se tij.”

“Sigurisht qe pretendon te shkoje ne nje klub te madh. I pelqen shume Cristiano Giuntoli, por ate e ndjekin edhe shume klube te huaja”.

Per momentin, skuadrat qe e ndjekin lojtarin jane tre: Napoli, Torino dhe persa i perket FcInterNews.it, edhe Inter-i, qe e monitoron mbasi ka konstatuar progresin teknik/taktik qe ne sezonin e kaluar.

Persa i perket vleres se lojtarit, nese nje vit me pare Lazzari kushtonte 10 milione €, tashme edhe me rinovimin e kontrates dhe me performancen e mire qe po shfaq, kosto e kartonit te lojtarit eshte dyfishuar, po flasim per nje shifer afer 20 milione €. Ne qershor fillon ankandi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.