Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 19, 2019

Scroll to top

Top

1,028 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Malcom, Interi siguron lojtarin dhe i dergon nje mesazh te qarte: “Ti per ne mbetesh…”

FcIN – Malcom, Interi siguron lojtarin dhe i dergon nje mesazh te qarte: “Ti per ne mbetesh…”
Inter Club Staff

Interi duket se i ka derguar nje mesazh te qarte brazilianit Malcom te cilin e ka siguruar per ate qe pritet te ndodhe ne javet ne vazhdim. 

Zikalterit duket se i kane thene atij se “mbetet zgjedhja e pare absolute per pozicionin e lojtarit te krahut te djahte ne sulm qe Interi kerkon”.

Kete gje e tregon FcInterNews sot dhe tregon se kontaktet nepermjet ndermjetesuesit te kesaj tratative Pastorello vazhdojne pothuajse cdo dite.

Pavarsisht zerave te dala kohet e fundit sipas te cilave Interi mund ta kete braktisur kete piste, lojtari mbetet ne krye te deshirave te Interit ne ate pozicion te fushes.

I vetmi problem ne kete moment per kete tratative eshte koha: zikalterit ne kete moment jane perqendruar totalisht tek blerja e nje mbrojtesi krahu dhe duhet ta gjejne ate brenda 7/10 ditesh sepse kjo ka qene kerkese e Spallettit.

Ne kete moment mbetet Vrsaljko ne pole position, por mbetet per tu bindur Atletico Madrid per te pranuar kushtet e Interit.

Nderkohe, Piero Ausilio po punon qe te siguroje edhe sulmuesin e Bordeaux perpara se ata te luajne ne paraeleminatoret e Europa League ne 26 korrik por nuk eshte se drejtuesi zikalter i ka vene ndonje limit kohor vetes per mbylljen e kesaj tratative.

Lajmi i mire ne kete moment eshte se Malcom mbetet prioritet dhe zikalterit kane siguruar lojtarin qe eshte prioritet ne ate pozicion.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.