Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

590 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn – Mario Balotelli i eshte ofruar Interit disa dite me pare. Ausilio dhe Sabatini duket se…

FcIn – Mario Balotelli i eshte ofruar Interit disa dite me pare. Ausilio dhe Sabatini duket se…
Inter Club Staff

Mino Raiola prej disa javesh ka intensifikuar kerkimet per skuadren e re te Mario Balotellit, qe prej dates 1 korrik do te jete nje lojtar i lire dhe do i perfundoje kontrata me Nice.

Nuk eshte dicka e thjeshte per agjentin e njihur, sepse skuadrat per te mare nje lojtar si Balotelli duhet te mendohen dy here. Prandaj ai ditet e fundit ka filluar nje fushate ne media madje duke zbuluar se ka pasur bisedime me Inter, Juventus, Napoli dhe Roma. Jo Milan, sepse ka nje raport shume konfliktual me drejtorin sportiv te tyre, Massimiliano Mirabelli, sic therritet me ironi nga menaxheri italo-hollandez. Por si eshte pozicioni aktual i klubeve italiane qe i eshte ofruar Balotelli? FcInterNews.it pa provuar qe te tregoje pozicionin e Interit.

Balotelli i eshte ofruar zikalterve, por pista eshte shume e ftohte: Walter Sabatini dhe Piero Ausilio nuk jane te bindur per te sjelle ne skuader lojtarin qe eshte bere i famshem pikerisht tek Interi dhe ku ndoshta ka luajtur me mire se te cdo skuader tjeter.

Edhe Juventusi nuk duket shume e entuziazmuar per te mare ne skuader lojtarin. Ai do te preferonte edhe Napolin, sepse ne kete menyre do te ishte afer vajzes, por skuadra e De Laurentis nuk ka ndermend te ofroje nje rroge te majme per lojtarin. Per momentin pista me e lehte eshte ajo e Romes, me Monchin qe eshte i interesuar per kete operacion me zero, duke i ofruar nje kontrate dy vjecare me 4-4,5 milione euro ne sezon. Sot tekniku i Romes Di Francesco e ka pranuar qe do i pelqente ta sterviste Balotellin. Ish lojtari zikalter do te ishte zevendesuesi i Edi Dzeko nese ai do te largohet ne vere.

Pra, ne kete moment mundesia e vetme reale e tij eshte Roma. Tek Interi duket se e ka cdo dere te mbyllur: drejtuesit nuk jane te bindur dhe ne rast te nje transferimi te tij te mundshem ne Milano do te plaste ferri sepse Balotelli nuk do te ishte aspak i mirepritur me ngjyrat zikalter, sidomos nga ultrasit e Interit me te cilet ka disa llogari te hapura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.