Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

758 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Mini revolucion ne mesfushe: Spalleti kerkon dy lojtare. Blerje: me shume Cancelo se Rafinha…

FcIN – Mini revolucion ne mesfushe: Spalleti kerkon dy lojtare. Blerje: me shume Cancelo se Rafinha…
Inter Club Staff

Loja deri me tani nuk ka qene e pelqyeshme per kete Inter.

Kete gje e ka pranuar edhe Luciano Spalletti dje ne interviste per shtyp. Inter-Napoli ka treguar edhe njehere se 4-2-3-1 qe dashurohet aq shume nga tekniku, nuk eshte nje zgjedhje shume e mire per kete skuader.

Fjalet e teknikut kane qene te kunderta me ato te Candrevas, dhe ka perseritur qe kjo skuader nuk ka kualitet me teprice.

Merkato ne kete moment eshte “work in progress” dhe po kerkohet nje mini-revolucion per repartin e mesfushes. Qe tani ka filluar casting per mesfushoret e mundshem qe do te blihen per 2018-19 dhe pritet qe keto blerje te jene te pakten dy e te vijne nga Serie A.

ZGJEDHJET E PARA – Sipas asaj qe ka verifikuar FcInterNews, zgjedhjet e para te Spallettit jane Lucas Torreira ne regji perpara mbrojtjes dhe nje ndermjet Bryan Cristante dhe Nicolo Barella si mesfushor qendre. Mbetet edhe pista Jacub Jankto ne kembe, por nuk ka te reja nga ky front. Mesfushori i Udineses kerkohet edhe nga Milan dhe Arsenal dhe ka qene pikerisht agjenti i tij Beppe Riso ai qe i ka propozuar lojtarin Interit duke qene se e konsideron te vlefshem per skemen e Spallettit. Ideja e klubit zikalter eshte qe per karakteristika lojtari cek do i bente pune nje skeme me 3 mesfushore dhe jo me kater, prandaj nuk ka te reja nga ai.

LINJA E DYTEPor ne rrugen Vittorio Emanuele ll e dine qe konkurenca per lojtaret e siper permendur eshte teper e larte dhe kane disa plane rezerve. Per kete motiv, FcInterNews shkruan se nuk eshte fshire emri i Javier Pastore nga lista e lojtareve si blerje te mundeshme ne vere. Ai ishte nje hap larg Interit ne janar pas punes mjaft te mire te Sabatinit dhe Ausilio, por me pas cdo gje deshtoi per mungese te dakordesise me Suning. Edhe Wylan Cyprien, klasi 95 qe luan tek Nice po ndiqet prej kohesh nga Interi.

KONFIRMIME Nese disa lojtar te rinj do te vijne nga skuadra te tjera, ka edhe nga ata qe Interi mund ti gjeje ne shtepi. Duke llogaritur se Kondogbia eshte gjithmone e me larg sepse Valencia duket se ka si qellim ta bleje francezin, atehere Joao Cancelo do te blihet nga Interi me siguri. FcInterNews ka verifikuar qe sot per sot, ndermjet portugezit dhe Rafinha, eshte me e lehte blerja e te parit sepse i dyti nuk ka bindur plotesisht plus ka pasur probleme fizike. Tre muajt e mbetur te sezonit mund te ndryshojne idene e drejtuesve zikalter. Por njeri prej sulmuesve te krahut aktual mund te largohet nga klubi dhe me i mundshmi eshte Antonio Candreva. Pavarsisht shume sakrificave te tij dhe formes se keqe te shpeshte, ish-lojtari i Lazios do te largohej ne vere mbase per nje klub te madh jashte Italise. Chelsea ka nje vit qe e kerkon, por nese largohet Conte me shume mundesi nuk do te ishte me nje objektiv i londinezeve. Ne rast se Candreva largohet, atehere Interi do te hidhej ne merkato per nje zevendesues.

Revolucioni ne mesfushe i perfolur edhe kohe me pare nga mediat mund te behet pikerisht ne baze te kerkesave te Spallettit qe skuadren aktuale nuk e konsideron plotesisht te tijen duke qene se jane blere lojtare qe i shkonin per shtat me shume finances se klubit se sa deshirave te tij. Interi nuk po funksionon ashtu sic ai deshiron dhe lojtaret per karakteristika apo kualitet, nuk jane shume adapt me 4-2-3-1 ‘spalletian’. Tekniku italian duhet te gjeje sezben nje rruge sepse ne sezonin e ardhshem Interi do duhet te jete nje pretendent ne Itali dhe Europe (gjithmone nese kualifikimi ne Champions League nuk diskutohet).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.