Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn – Nagatomo, Galatasary shume afer blerjes. Ja shifra!

FcIn – Nagatomo, Galatasary shume afer blerjes. Ja shifra!
Inter Club Staff

Ka qene nje dashuri me shikim te pare ndermjet Yuto Nagatomos dhe Galatasary.

Nje mardhenie e lindur ne janar, kur Japonezi po kerkonte hapisira ne prag te boterorit dhe qe Interi nuk mund tja ofronte.

Ai, prej transferimit, ka luajtur gjithmone titullar ne Turqi: ne total per te 6 ndeshje dhe nje assist.

Ky eshte bilanci deri me tani i Nagatomos me bluzen e re dhe qe tani po flitet per te ardhmen e tij ne Turqi sepse duket se aventura e tij ne Stamboll do te jete me e gjate se vetem gjashte muaj.

Ka nje sere faktoresh qe te shtyjne te mendosh se Galatasaray do e bleje lojtarin. Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, ndermjet lojtarit dhe teknikut turk Fatih Terim ka lindur nje mardhenie shume e mire dhe ky i fundit e deshiron me cdo kusht edhe sezonin tjeter japonezin.

Sipas asaj qe mesohet nga mediat ne turqi, ky operacion pritet te mbyllet ne muajin prill, me Interin dhe Galatasayn qe do te ulen te diskutojne detajet e operacionit.

Flitet se shuma qe do te perfitoje Interi do te jete diku tek 4-5 milione euro, por nuk perjashtohet mundesia qe klubi zikalter te mundohet te fitoje dicka me shume nga japonezi.

Kujtojme qe sipas marreveshjes se huazimit ne janar, nese klubi turk fiton kampionatin duhet ti paguaje Interit 200.000 euro ndersa nese kualifikohet per ne Champions 100.000 euro.

Gjithesesi, Interi nuk do te ishte kunder nje shitjeje te Nagatomos tek Galata, duke qene se ato para mund ti perdore per merkaton dhe Nagatomo nuk hyn ne planet e Spallettit per sezonin e ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.