Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,133 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Perisic-Inter, prova për rinovim: kontratë katërvjecare e vlefshme 20 milionë euro

FcIN – Perisic-Inter, prova për rinovim: kontratë katërvjecare e vlefshme 20 milionë euro
Rinor Sopaj

Perisic-Inter prova për rinovim. Telenovela e stërzgjatur e lidhur me largimin e kroatit mund të ketë arritur në një pikë përmbysëse në ditët e fundit. Manchester Unitedi nuk heq dorë, por nuk arrin që t’i plotësojë kërkesat e zikaltërve, arsyeja kryesore pse kroati vazhdon të jetë një lojtar i Interit. Nga ana tjetër, edhe në rast se “djajtë e kuq” do ta ngrisnin ofertën do të mund të rezultonte si e padobishme duke pasur parasysh se anësori sllav e ka bindur Luciano Spallettin, i cili po i bën presion drejtuesve që mos ta lënë të largohet. Këta të fundit kanë nisur kontaktet me Fali Ramadanin, agjentin e numrit 44, ku i kanë propozuar rinovimin e kontratës së kroatit. Sipas burimeve të FcInterNews, klubi i Suning dëshiron që t’i ofrojë rritje page nga 3,2 milionë neto për sezon në 5 milionë, duke i përfshirë edhe bonuset. Kërkesa e kroatit, i cili tek Unitedi do përfitonte 7 milionë për sezon, sillet rreth 6 milionëve për sezon. Palët do takohen përsëri dhe do kërkojnë që të arrihet marrëveshja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.