Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,119 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Puscas i pari lojtar i ri qe sakrifikohet per bilancin? Ja sa do perfitoje Interi nga shitja e tij!

FcIN – Puscas i pari lojtar i ri qe sakrifikohet per bilancin? Ja sa do perfitoje Interi nga shitja e tij!
Inter Club Staff

Interi po tregohet shume e kujdesshme ne merkato ndalese, sepse duhet te rekuperoje jo pak milione euro per shkak te rregullave te UEFA-s dhe Fair Play Financiar. 

Sipas te gjitha mediava, shuma qe duhet te rekuperoje Interi eshte diku tek 35-40 milione euro.

Deri me tani shitja e Kondogbia ka ndihmuar pak, por edhe operacione te tjera me te vogla.

Gjithesesi, Interi pjesen me te madhe te ketyre parave pritet ta siguroje me shitjen e lojtareve te rinj qe mund te kontabilizohen shume me thjeshte ne bilanc.

Ashtu si shume lojtare apo ish-lojtare te primaveres, George Puscas mund te jete i sakrifikuari i pare i nje liste shume te gjate te lojtareve te rinj te Interit qe jane ende ne pronesi te zikalterve per shkak te bilancit.

Sulmuesi i datelindjes 1996, sipas asaj qe shkruan FcInterNews.it, mund te largohet nga Milano perfundimisht ne fund qe qershorit duke bere qe Interi te perfitoje jo pak ne prag te 30 qershorit qe eshte edhe deadline i mbylljes se bilancit per Fair Play Financiar.

Sipas asaj qe mesohet, Interi e vlereson Puscas rreth 4 milione euro dhe nje marreveshje per shitjen e tij mund te arritet edhe per pak me pak, diku tek 3,5 milione euro.

Ne bilanc lojtari rumun peshon vetem 200 mije euro dhe do te ishte nje plusvalence shume e rendesishme per izkalterit.

Javet e ardhshme do te jene teper te rendesishme per te ardhmen e ish-lojtarit te Beneventos dhe Novares: mbi rumunin ne fakt regjistrohet nje interes shume i forte i Bolognes dhe Cagliarit ne Itali, por edhe skuadra te huaja me Angline si destinacion shume te mundshem duke pare se ka shume skuadra te interesuara per te.

Me shume mundesi, Puscas do te jete i sakrifikuari i pare nga lojtaret e rinj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.