Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Refuzohet oferta e pare e Flamengos per Gabigol: ja detajet

FcIN – Refuzohet oferta e pare e Flamengos per Gabigol: ja detajet
Inter Club Staff

Tridhjete gola ne vitin kalendarik 2019 nga te cilat 16 ne 15 prezenca ne Brasilerao. 

Pa harruar ketu edhe 5 rrjetat ne Copa Libertadores qe kane derguar Flamengon e tij ne gjysmefinale.

Por ne Rio de Janiero po enderrojne nje dopiete historike dhe e gjitha kjo fale Gabriel Barbosa qe si asnjehere eshte kthyer ne nje njeri shume deciziv.

Zevendespresidenti Marcos Braz ne nentor do te udhetoje ne Europe per te takuar Interin dhe per te provuar qe te transformoje huazimin (qe skadon ne 19 dhjetor) ne nje blerje perfundimtare.

OFERTA E PARE ESHTE REFUZUAR NGA INTERI – Oferta e pare prej 15 milionesh me sa duket eshte refuzuar nga Interi dhe eshte konsideruar teper e ulet.

Zikalterit e nisin kerkesen e tyre nga te pakten 20 milione euro edhe pse cmimi mund edhe te rritet ne javet e ardhshme ku shume do te varet edhe nga paraqitjet e lojtarit.

Nese braziliani i lindur ne 1996 do te vazhdoje te jete po kaq vendimtar ne fushe, e veshtire qe Interi te pranoje oferta te ulta per te dhe mund te krijohet nje gare e vertete ne Europe per sherbimet e tij.

EUROPA – Nuk eshte nje mister nderkohe qe braziliani nuk ka shkelqyer ne dy eksperiencat e tij europiane tek Interi dhe tek Benfica, por endrra e tij mbetet pikerisht kontinenti i vjeter.

Ne vere Bordeaux dhe Sevilla e kishin kerkuar lojtarin dhe nuk hidhet poshte teoria se ata mund te hidhen perseri ne sulm per te.

Keto jane dy kampionate qe i afrohen shume karakteristikave te numrit 9 dhe qe mund te krijojne me shume se sa nje pengese per Flamengon ne garen per blerjen e tij.

Por nga ana e Interit nuk ka asnje nxitim. Zikalterit do te presin te qete nentorin ndersa dhjetori ne kontrate e thote qarte se lojtari duhet te kthehet ne Milano sepse huazimi perfundon ne daten 31.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.