Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FCIN – Sa shanse ka Spalletti te qendroje tek Interi?

FCIN – Sa shanse ka Spalletti te qendroje tek Interi?
Inter Club Staff

E ardhmja nuk eshte plotesisht e zeze, por drita qe eshte, eshte e zbehte.

Luciano Spalletti i ka therritur te gjithe ne apel: nga lojtaret e deri tek klubi e drejtuesit.

Shume premtime te pambajtura, shume veshtiresi te hasura qe prej qershorit 2017. Tekniku zikalter e di qe po luan nje pjese te karrieres se tij ne nje nga skuadrat me te rendesishme te Italise, por tek Interi nuk ndihet i ndihmuar mjaftueshem dhe Suning po ja ben cdo gje te komplikuar. Ka nje divergjence dhe eshte e dukshme. E ardhmja e tij kalon nga finalja e ketij sezoni, por jo vetem.

FcInterNews ka shtruar pyetjen: Sa mundesi ka Spalletti te qendroje ne krye te Interit? Me siguri qe kualifikimi ne Champions League do te ishte i rendesishem, por mund te mos mjaftoje per ta bindur te qendroje

Ish-tekniku i Romes kerkon te qartesohet per sa i perket strategjive ne merkato te veres se ardhshme sepse e di qe pa ndonje merkato te madhe, diferenca me skuadrat ne vendet e para veshtire se do te reduktohej. Nderkohe, ai ka nje kontrate dy vjecare dhe me fillimin e sezonit tjeter, do te ishte ne skadence kontrate dhe mbase po kerkon te kete nje pozicion me te blinduar ne krye te klubit zikalter.

Ai kerkon besim nga ana e Suning, por deshiron gjithashtu te tregoje te gjitha vlerat e tij gjate pjeses se mbetur per ta fituar vete rinovimin e kontrates.

Me Romen vitin e kaluar arriti te bente rekord pikesh dhe u kualifikua ne Champions, edhe pse e dinte qe ne muajin Maj do te largohej nga kryeqyteti me destinacion Milanon. Profesionaliteti i tij nuk eshte vene kurre ne dyshim, por eshte normale qe ai te kerkoje garanci nga ata qe premtimet nuk i kane mbajtur.

Nese zikalterit do te deshtojne te kapin Champions League per sezonin e ardhshem, qendrimi i tij do te ishte ne dyshim dhe shanset per ta pare edhe vitin tjeter ne krye te skuadres zikalter do te uleshin ndjeshem. Si per nje vendim te mundshem te klubit, por edhe per ndonje zgjedhje te mundshme te tij. Spalletti e ka theksuar disa here qe deshiron qe te qendroje tek Interi sa me shume te jete e mundur, por deshiron qe Interi te jete dicka e vertete dhe jo nje Inter informal. Sot per sot, eshte cdo gje e hapur, por drita mund te fiket.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.