Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

870 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Sensi lojtar i Milanit deri me 18 qershor por pastaj erdhi Interi: ja prapaskena!

FcIN – Sensi lojtar i Milanit deri me 18 qershor por pastaj erdhi Interi: ja prapaskena!
Inter Club Staff

Ishte data 21 qershor dhe ishte pikerisht kjo date kur e ardhmja e Stefano Sensi u ngjyros totalisht zikalter. 

Deri ne ate moment, ai ishte nje lojtar i Milanit: kishte marreveshje Milan-Sassuolo, lojtari kishte dhene ok, sepse te kalosh nga nje skuader si Sassuolo tek Milani eshte dicka jo e vogel.

Por e njejta gje ndodhi per te kur perpara kishte Milanin ose Interin dhe normalisht qe si cdo futbollist tjeter sot per sot, do te zgjidhte Milanon zikalter.

Ka qene i pari Leonardo (ne fund marsi dhe fillim prilli) dhe me pas Paolo Maldini (ne fundin e majit dhe fillimin e qershorit) drejtuesit e Milanit qe kane tentuar lojtarin duke i ofruar 1,8 milione euro ne sezon.

E njejta shifer qe eshte vene ne pjate nga Interi ne ate 21 qershor, ne ate dite qe quhet Sensi-Day te Interi.

SULMI I BEFASISHEM – Le te rikthehemi edhe njehere tek tratativa: Milani qe ne prill e kishte arritur nje marreveshje paraprake me Sassuolon dhe agjentin e lojtarit Giuseppe Riso per ta veshur lojtarin kuq e zi.

Nga jashte nderkohe kishte telefonata te shumta dhe ne nje ndeshje e ka ndjekur nga afer edhe Areido Braida (dihet se per ke punon): eksperti i merkatos ja ka sugjeruar Barcelones lojtarin, por ata kane preferuar te hidhen ne sulm tek i kushtueshmi Frankie de Jong (qe u pagua 86 milione euro).

Keshtu Milani pati disa jave ne dispozicion per ta mbyllur marreveshjen, por qe ne asnje moment nuk erdhi hapi i madh. Pasi ata gjeten ne mesin e qershorit marreveshjen me Sassuolon dhe me lojtarin, Sensi ishte ne Formentera bashke me gruan e tij Giulia dhe po priste lajmin se marreveshja me Milanin ishte mbyllur me sukses.

Ne fakt ky lajm nuk vjen. Maldini ndryshe nga sa ishte rene dakort ne fillim, ofron 15 milione euro dhe kerkesa e Sassuolos ishte 25 milione euro.

Beppe Marotta dhe Piero Ausilio levizin me shpejtesi pa lene shume gjurme duke nderhyre ne kete tratative ne daten 19 qershor dhe duke gjetur marreveshjen me Sassuolon per lojtarin.

Pjesa e mbetur eshte thjesht histori, sepse lojtari perfundoi tek Interi ne nje operacion per 5 milione euro huazim dhe me te drejte blerje 25 milione euro.

Milani e barazoi kete oferte, por lojtari preferoi Interin per shume arsye qe tashme njihen nga te gjithe.

Tek Sassuolo ne kete operacion kaloi i riu Marco Sala. Nje operacion prej magjistaresh ky duke pare rendesine e Sensit dhe sa pak do i kushtoje ai zikalterve kete sezon per sa i perket bilancit.

Kjo sepse nderkohe qe Interi i ka paguar 5 milione Sassuolos per huazimin, Sassuolo i ka paguar Interit 5 milione euro per kartonin e Sala.

Ku i dihet se sa shume jane penduar drejtuesit e Milanit per deshtimin per te arritur tek Sensi, sidomos pas paraqitjeve te para te italianit qe i ka lene te gjithe me gojen hapur dhe nderkohe qe jemi nga derbi vetem 10 dite larg.

Interi nderkohe po shijon shperthimin e lojtarit ne Milano i cili eshte gjithmone e me shume lider tek zikalterit dhe ne kombetare ndersa Milani ka 1001 probleme ne mesfushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.