Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

804 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Te gjitha alternativat e Cancelos: te shumte mbrojtesit qe i jane ofruar Interit

FcIN – Te gjitha alternativat e Cancelos: te shumte mbrojtesit qe i jane ofruar Interit
Bujar Berishaj

Edhe dje Piero Ausilio ka qene i qarte ne situaten lidhur me te ardhmen e Joao Cancelo dhe Rafinha.

“Do te kerkojme te bejme te munduren dhe te pamunduren brenda 30 qershorit, astaj merkato fillon me 20 maj dhe do te provojme te permiresojme ekipin, me ose pa ta”.

Pozicion i qarte, qe hap cdo skenar. Por nese per Rafinhan do te mjaftonte nje akord i ri me Barcelonen qe nuk eshte se ka nevoje te menjehershme per para, e ndryshme eshte ceshtja e Cancelos.

Valencia do blej Geoffrey Kondogbia brenda 31 majit dhe deshiron qe edhe Inter ta bej te njejten per portugezin. 35 milionet per te Interi do i paguante vullnetarisht por vetem nga 1 korriku e tutje, kur edhe do te mbyllej bilanci sepse me here do ishte gati e pamundur.

Dhe nese portugezi nuk do te jete me lojtar i Interit, ja qe fillojne te vleresohen edhe disa alternativa.

Bruno Peres eshte nje nga emrat e permendur diteve te fundit, por nuk eshte nje opsion qe mahnit shume Ausilion dhe Spallettin, me trajnerin toskan qe ka punuar tashme me te ne kryeqytet dhe e njeh mjaft mire.

Nga kryeqyteti eshte ofruar edhe Alessandro Florenzi permes agjentit te tij. Kontrata e tij skadon ne 2019 dhe akoma nuk ka marreveshje me Romen per rinovimin. Ne keto kushte do te mund te largohej per nje shume rreth 20 milione euro dhe nese nuk rinovon atehere hipoteza Interi do te merrte jete seriozisht.

Interi ne anen tjeter po vlereson edhe Santiago Arias, mbrojtesin e krahut te PSV qe zerat e merkatos e japin afer Juventusit. Ne te vertete Juve duket se eshte afer Darmian dhe kjo levizje do te lironte Arias per klubet tjera te interesuara.

Ne liste eshte edhe mbrojtesi i Atletico Madrid, Sime Vrsaljko. Agjenti i tij do e sillte me shume qejf ne Milano ku edhe do te kishte garancine e titullarit. Por, madrilenet nuk heqin lehte dore nga ai dhe rroga e lojtarit (3 milione euro) eshte e larte per strategjite e Ausilios.

Ne fund eshte Bartosz Bereszynski, pas te cilit eshte edhe Napoli. Polaku mund te largohet per 12-13 milione euro nga Samp.

Por cdo hipoteze do te merret ne konsiderate vetem nga qershori, deri atehere Interi do te bej gjithcka qe eshte e mundshme per te blere Joao Cancelo, qe tani eshte prioriteti per ate rol.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.