Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Vidal-Inter ne huazim. Sinjale pozitive, agjenti dhe King Artur te gatshem per tu rikthyer ne Serie A.

FcIN – Vidal-Inter ne huazim. Sinjale pozitive, agjenti dhe King Artur te gatshem per tu rikthyer ne Serie A.
  • On 06/08/2019, 0:19

Nje ceshtje e hapur qe nje vit me pare. Arturo Vidal e Inter mund te gjejne marrveshjen 12 muaj pas “flirtit” te veres se shkuar.

Kilieni ishte me te vertet nje hap larg zikalterve, akordi me Bayern e lojtarin ishin mbyllur, gjithcka deshtoi pasi Suning preferoi qe vendin e fundit te ekstrakomunitarit t’ja besonte Keita Balde.

Tani mund te themi qe kjo nuk ishte nje zgjedhje e duhur per asnjeren nga palet pasi edhe Vidal ka hasur shume veshtiresi ne Barcellone.

Vidal per karakteristikat qe ka nuk ka mundur te pershtatet me Tiki Taken katalanase, ndersa me skemat e Antonio Contes do ishte perfekt.

Vidal e Antonio kane nje raport special e nuk mund te harrojme shprehjen: “Conten do e ndiqja dhe ne lufte” e thene nga kilieni disa kohe me pare. Agjenti i mesfushorit ka leshuar disa sinjale per klubin zikalter.

Mesa duket Serie A dhe Antonio Conte po i mungojne, e nga ana tjeter edhe Inter ka ne listen e shitjeve Joao Mario e Borja Valero, kush me mire se Vidal do i zevendesonte?

Barcelona ka nje mbingarkese ne repartin e mesfushes dhe Vidal nuk shihet si i paprekshem nga Ernesto Valverde. Pista Vidal eshte dhe mund te behet ne fund te gushtit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.