Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn – Zbulohet se pse u prish marreveshja me Vidal: ja detajet! Por Barca nuk e rrembeu, Interi…

FcIn – Zbulohet se pse u prish marreveshja me Vidal: ja detajet! Por Barca nuk e rrembeu, Interi…
Inter Club Staff

Ishte cdo gje e bere, cdo gje e rregulluar. Me pas ajo qe ne e pershkruajme si “ndonje e papritur” ndodhi.

Ndodh shpesh ne merkato, sepse deri ne momentin kur nje marreveshje mbyllet zyrtarisht nuk eshte zyrtare. E tani Arturo Vidal i thote mire u pafshim Interit dhe drejtohet drejt Barcelones.

Por cfare ndodhi? Zikalterit kishin gjetur marreveshjen ekonomike me Bayern per 22 milione euro ndermjet huazimit dhe te drejtes per ta blere.

Cdo gje ok deri ketu edhe me Vidal: tre vjet kontrate me 4,5 milione euro ne sezon.

Kilieni kishte shtyre shume qe te rikthehej ne Itali dhe kishte vene ne shitje edhe shtepine e tij ne Munich (qe e ka ne pronesi te veten) dhe kishte zgjedhur edhe vendin ku do te jetonte ne Milano: ne zonen San Siro.

Me pak fjale pothuajse cdo gje e bere, edhe vizitat para-eleminatore ne Munich ditet e kaluara. Pastaj ndodhi frenimi i Interit: i pari ishte i lehte ndersa i dyti perfundimtar.

E ja tek erdhem tek prishja totale e marreveshjes. Sipas asaj qe mesohet nga FcInterNews.it, drejtuesit e Interit kane tentuar qe te ftohin pak agjentin Fernando Felicevich duke hequr pothuajse dore nga fjala e dhene per ta blere dhe duke i thene se ne kete moment nuk ishte e sigurt nese ai do te zgjidhej si blerja e radhes e Interit. Ne kete pike agjenti ka marre situaten ne dore dhe pa e fshehur irritimin e tij, ka hapur nje kanal komunikimi me Barcelonen.

Ne fakt, ka qene pikerisht Interi qe ka hequr dore nga Arturo Vidal. Asnje rrembim nga ana e Barcelones, qe e pret me kenaqesi Vidal qe ne te vertete do te preferonte te kthehej ne Itali: familja e tij dashuron kete vend. Por ai do te jetoje me te gjitha gjasat ne Katalonje tashme.

Nderkohe tani mbetet per tu kuptuar nese Interi do te sjelle dot ne shtepi nje lojtar tjeter te nje niveli absolut. Behet fjale per Luka Modric, objektivi i madh i Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.