Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

708 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn zbulon gjithcka: “Sanchez, ja sa kerkon Manchester United per kartonin e tij: Inter ne pune bashke me agjentin.”

FcIn zbulon gjithcka: “Sanchez, ja sa kerkon Manchester United per kartonin e tij: Inter ne pune bashke me agjentin.”
Inter Club Staff

Paraqitjet shume te mira te Alexis Sanchez kane dale ne pah vetem pas lockdown dhe nuk kane kaluar pa u vene re.

Por me sa duket, ka te reja edhe per sa i perket te ardhmes se kilianit qe ndodhet tek Interi ne huazim nga Manchester United.

Sipas asaj qe del ne pah nga redaksia e FcInterNews, Alexis ka vene ne vend te pare te preferencave te tij qendrimin tek Interi.

Ish-lojtari i Barcelones dhe Udineses, nuk ka aspak per qellim te rikthehet tek Manchester United dhe ka si objektiv te tijin kofirmimin ne Milano.

Ideja e Alexis eshte ajo qe ti kerkoje Red Devils nje pagese shtese qe te largohet nga ata e duke hequr dore nga mega rroga qe ka me United.

Kjo do bente qe Beppe Marotta ti ofronte atij nje rroge me te ulet dhe ai te kapte parametrat e rrogave ne klubin zikalter.

Ne kete moment, agjenti i tij Fernando Felicevich po studion situaten per te kenaqur sa me shume e sa me shpejt lojtarin qe menaxhon dhe po punon me Interin.

Nderkohe, United nga ana e saj e ka nisur kerkesen per kartonin e tij me 20 milione euro, por ekziston nje ndjesi pozitive se gjithcka mund te mbyllet me 10-12 milione euro. Nje shifer aspak e larte per nje lojtar si Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.