Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn zbulon: “Inter, ja cfare po ndodh me De Vrij. Takim Marotta-Raiola: eshte bere me dije se lojtari…”

FcIn zbulon: “Inter, ja cfare po ndodh me De Vrij. Takim Marotta-Raiola: eshte bere me dije se lojtari…”
Inter Club Staff

Me sa duket ka pasur nje takim te rendesishem ne shtepine Inter ku palet kane folur qarte per situaten tek Interi.

Mino Raiola ka pasur menyre qe ne ditet e tij ne Itali te flase me te gjitha klubet per lojtaret qe menaxhon dhe nje nder ta, eshte edhe De Vrij.

“Duket se ne qender te diskutimeve ka qene edhe kontrata e Stefan De Vrij, e cila eshte ne skadence me Interin ne 2023.”

“Ka kohe qe flitet per nje kontrate prej 4,5 milione eurosh deri ne 2025, por deri me tani nuk ka pasur asgje. Gjithesesi, pyetja qe ngrihet eshte e thjeshte: cfare eshte folur dhe vendosur ne kete takim?”

“E thjeshte. Nuk ka pasur asnje marreveshje apo prishje mardheniesh, ka qene thjesht nje takim qe drejtuesit kane dashur ta bejne per te konfirmuar vullnetin per te vazhduar perpara edhe me De Vrij.”

“Sot per sot per Interin prioritet mbetet kontrata e Marcelo Brozovic, i cili ka nje kontrate ne skandence me perpara hollandezit.”

“Sapo te sqarohet ceshtja e Brozovic, atehere do te flitet per De Vrij dhe Milan Skriniar, dy lojtare qe po presin nje rinovim kontrate.”

“Inter deshiron te mbaje me patjeter De Vrij, por normalisht edhe ai nuk duhet te kete kerkesa teper te larta per kasat e klubit.”

“Raioles i eshte kerkuar qe te prese edhe pak, sapo te zgjidhet ceshtja Brozovic. Nderkohe nga ana e tij, lojtari i lindur ne 1992 ne Ouderkerk aan den IJssel, eshte shume i lumtur te qendroje ne Milano edhe per shkak te raportit te madh qe ka me shoket, tifozerine dhe Inzaghin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.