Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon: “Inter pendohet dhe terhiqet mbrapa: vendos qe te mbaje ne skuader tre lojtare qe…”

FcIN zbulon: “Inter pendohet dhe terhiqet mbrapa: vendos qe te mbaje ne skuader tre lojtare qe…”
Inter Club Staff

Steven Zhang do te rikthehet ne Kine ne oret e ardhshme, por i ka lene nje to do list drejtuesve me strategji financiare te qarte.

Nje pune jo e vogel keshtu per Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin, te cilet duhet te ulin kostot dhe te mbajne Interin kompetitive ne maksimum.

Nje hap i pare drejt objektivit eshte konfirmimi, me shifra me te ulta, edhe i lojtareve ne skadence kontrate.

Keshtu, Interi eshte penduar dhe ka bere nje hap te rendesishem prapa per lojtaret qe kane qene ne skadence kontrate.

Me specifikisht, behet fjale per Andrea Ranocchian, Danilo D’Ambrosion dhe Ashley Young, te cilet nga te larguar te sigurt, tashme mund te marrin konfirmimin tek Interi.

Per sa i perket Andrea Ranocchia, prioriteti i tij ka qene gjithmone qe te qendronte tek Interi edhe me nje oferte me te ulet.

Lojtari qe ka lindur ne 1988 shpresonte ne nje kontrate dy vjecare, por klubi i ka propozuar vetem nje vit kontrate.

Ai ka marre nje oferte nga Interi me nje milione euro ne sezon plus bonus. Me kete shifer, ai do te kape 1,5 milione euro ne sezon pak a shume edhe pse vetem 1 milione euro jane te sigurta.

Per sa i perket Danilo D’Ambrosios, agjenti Vincenzo Pisacane dje ka qene ne seline e Interti dhe kjo gje konfirmon se po bisedohet per te.

Interi ka perdorur per te nje rinovim automatik kontrate, por duket se agjenti i lojtarit nuk eshte aspak i lumtur per kete fakt.

Ish-lojtari i Torinos duket se nuk do te marre nga Interi rrogen qe kishin biseduar muaj me pare, pra 2,5 milione euro ne sezon, por do duhet te kenaqet edhe me nje reduktim rroge: vetem 1,8 milione ofron Interi ne sezon qe bashke me premio shkon ne 2,2 milione euro.

Ne fund, nga perforcim i ardhshem dhe i mundshem i Watford, duket se ka ndryshuar edhe e ardhmja per Ashley Young.

Natyrisht, nuk do te marre me rrogen qe ka perfituar deri me tani: 3 milione euro plus bonuse, por me pak.

Situata e Young varet shume edhe nga Ivan Perisic, duke pare se anglezi shihet me shume mbrojtes krahu se sa kroati dhe do te fitonte edhe me pak.

Pra nga Interi ka pasur disa hapa prapa per keta tre lojtare dhe nga ana ekonomike, zikalterit per te qene ne rregull, kane bere oferta me te ulta ekonomike.

Tani topi ka kaluar te lojtaret te cilet do duhet te zgjedhin te qendrojne apo jo. Per momentin, gjasat jane qe te ndodhi keshtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.