Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon: “Lautaro, cfare lajmi: lojtari ka marre nje vendim radikal pikerisht si Skriniar kur…”

FcIN zbulon: “Lautaro, cfare lajmi: lojtari ka marre nje vendim radikal pikerisht si Skriniar kur…”
Inter Club Staff

Nje intrige e vertete per Lautaro Martinez. Me sa duket dicka eshte thyer me agjentet historik te tij Beto Yaque dhe Rolando Zarate.

Ata e kane shoqeruar argjentinasin qe ne hapat e pare te karrieres, por tashme duket se e ardhmja do te rezervoje nje fat tjeter.

Deri para pak kohesh, ka pasur nje mardhenie shume te mire ndermjet tyre, me agjentet qe kane gjetur edhe nje marreveshje paraprake me Interin.

Ata fillimisht rane dakord ne parim per nje rinovim nderi ne 2024 me zikalterit dhe me nje rritje rroge nga 2,2 aktuale ne 5 milione plus bonuse.

Por me sa duket dicka eshte thyer vertete, nderkohe qe po afron data 20 prill, dite qe eshte vendosur si dite takimi ndermjet Interit dhe Lautaros per te vendosur perfundimisht per kontraten.

Por cfare ka ndodhur me dy agjentet? Me sa duket ata kane vazhduar te kene kontakte me Barcelonen, nderkohe qe Lautaro deshiron te qendroje dhe argjentinasit nuk i ka pelqyer aspak kjo gje.

Ka qene pikerisht kjo pika e thyerjes ndermjet tyre, dhe tashme duket se Lautaro ka marre nje vendim teper radikal.

Ai do te shkarkoje te dy agjentet e tij dhe do te beje pikerisht si Milan Skriniar: do te rinovoje kontraten me Interin pa ndihmen e asnje agjenti dhe do te ndihmohet vetem nga babai dhe avokati i familjes. El Toro tregon edhe njehere se tashme ka vetem Interin ne mendje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.