Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon: “Ndryshon gjithcka per Perisic? Marotta gati ti beje nje oferte, por duhet te heqe dore nga…”

FcIN zbulon: “Ndryshon gjithcka per Perisic? Marotta gati ti beje nje oferte, por duhet te heqe dore nga…”
Inter Club Staff

Shume i rendesishem per Interin deri me tani me Kombetaren e Kroacise por edhe me Interin, ndryshe nga sa mund te ishte menduar ne fillim.

Ai duket se nuk po i ndjen fare 32 vitet qe ka mbi shpine dhe lojtari i lindur ne 89 eshte ne nje forme shume te mire.

Deri me tani ka qene nje arme e fuqishme per Interin por edhe ne kombetaren e tij ku sapo ka shenuar nje gol tjeter.

Jo me larg se dje, Corriere dello Sport shkruante se lojtari nuk ka te ardhme tek Interi dhe kontrata ne skadence nuk do te rinovohet, por FcInterNews.it nuk mendon keshtu.

“Lojtari ka kontraten e tij ne skadence ne 2022 dhe ndryshe nga shoku i tij i skuadres Marcelo Brozovic, deri me tani nuk ka pasur asnje kontakt per rinovim.”

“Kjo edhe per shkak te moshes se tij, por edhe per shkak te rroges teper te larte: ai merr rreth 4,6 milione euro.”

“Por me sa duket dicka mund te ndryshoje njehere e mire per te ardhmen e tij, sepse sipas disa lajmeve te fundit, Marotta po mendon te beje nje oferte te re per te.”

“CEO i Interit po mendon ti ofroje lojtarin 3 milione euro, pra rreth 30% ulje te pages qe merr aktualisht, per nje kontrate dy vjecare.”

“Topi normalisht do te kaloje ne fushen e Perisic qe me pas do te vendose nese do te qendroje ne Milano me nje rroge me te ulet, apo nese deshiron te largohet. Gjithesesi, eshte e sigurt qe askush nuk mund ti ofroje atij nje rroge te njejte me ate qe aktualisht merr tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.