Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon: “Po cfare thoni? Ja kush eshte portieri i preferuar per te zevendesuar Handanovic: vetem…”

FcIN zbulon: “Po cfare thoni? Ja kush eshte portieri i preferuar per te zevendesuar Handanovic: vetem…”
Inter Club Staff

Duke qene se nga sezoni i ardhshem Interi do duhet te mendoje ne menyre serioze per pasardhesin e Samir Handanovic (qe do te mbushe 37 vjec), zerat per kete po behen gjithmone e me te forta.

Ne kete sens, ditet e fundit te shumte kane qene emrat e portiereve qe jane lidhur me nje kalim te mundshem te skuadra zikalter.

Gjithesesi, sipas asaj qe zbulon FcInterNews.it, me sa duket tek Interi ka vetem nje emer qe eshte rrethuar me te kuqe.

“Rui Silva nga Granada? Po cfare thoni: Lojtari i preferuar i Interit per te zevendesuar Samir Handanovic eshte nje dhe i vetem.”

“Ai luan te Udinese dhe quhet Juan Musso. Portieri argjentinas shihet si perfekt per te bere saltron e madhe ne vere, dhe ai ka deshire te madhe te vije tek Interi.”

“Aty do te luante Champions League dhe aty do te gjente edhe nje shok te mire si argjentinasi Lautaro Martinez.”

“Te dy bashke kane luajtur te Racing ne Argjentine dhe kane nje idhull te perbashket: Diego Milito, sulmuesin legjendar te Tripletes interiste.”

“Nderkohe, edhe tradita argjentinase ka shume peshe: ne loje do te futej edhe Zanetti dhe te tjere figura te rendesishme, keshtu qe nuk do te ishte e veshtire te arrihej te lojtari.”

“Problemi i vetem dhe i madh duhet se eshte vleresimi i Udineses qe nuk ulet poshte 25 milione eurove.”

“Vera eshte larg por jo edhe aq shume. Ne kete moment, ai eshte i preferuari post-Handanovic, per kete duhet te jemi te sigurt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.