Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon: Sanchez, ja arsyeja pse u hoq e drejta e blerjes ne marreveshjen United-Inter. Sanchez pritet ne dreke neMilano!

FcIN zbulon: Sanchez, ja arsyeja pse u hoq e drejta e blerjes ne marreveshjen United-Inter. Sanchez pritet ne dreke neMilano!
Inter Club Staff

Detajet e fundit burokratike dhe ai me pas do te firmose ne Milano kontraten e tij te re. 

Alexis Sanchez eshte lojtari me i ri i Interit dhe do te paguhet kete sezon 5 milione euro nga zikalterit (rroga) nga 12 totale qe ai merr nga United.

Nje marreveshje shume e mire kjo duke qene se nje lojtar i kalibrit te Sanchez po vjen falas. Te pakten nga ana ekonomike ngjan keshtu, pastaj do i takoje fushes te jape nje pergjigje per te.

Por le te ndalemi pak tek 12 milionet e rroges: pese do te paguhen nga Suning, pjesa e mbetur do te paguhet nga Manchester United qe dicka do kurseje edhe fale deshires se El Nino Maravilla.

Ky i fundit ka hequr dore nga gjysme milione euro per te favorizuar kalimin tek Interi ne menyre te menjehershme. Ai do te vije ne nje huazim te thjshte pa te drejte blerje nga Interi por me idene qe e drejta e blerjes dhe shifra e saj te diskutohet ndermjet Interit dhe United ne pranvere.

Arsyeja per kete ka qene edhe rroga teper e larte e lojtarit dhe dy vitet e mbetura ne kontrate me Manchester United: ai perfiton plot 15 milione ne kete moment, dhe rroga e tij varet edhe nga pjesemarrja ne Champions League (shkon deri ne 18 milione).

Per kete arsye, nuk kishte shume kohe per te diskutuar edhe per rrogen e re te lojtarit nese Interi do e blinte ne fund te sezonit dhe eshte lene qe te diskutohet ne nje moment te dyte.

Mundesite jane qe kur te diskutohet ndermjet Interit dhe lojtarit per kontraten e re, ajo te jete nje kontrate tre vjecare por per detajet dhe shifrat eshte ende heret.

Nderkohe edhe United kishte kerkesa te larta ne kete moment. Per kete dhe arsyet me lart eshte menduar nga Marotta qe me mire diskutimet e blerjes se tij te shtyhen per ne pranvere ku do te shihet nese lojtari do te rikthehet ne nivelet e meparshme apo jo.

Me kete hipoteze kane qene te gjithe te lumtur. Kujtojme qe Alexis Sanchez ne veren e ardhshme do te kete vetem nje vit kontrate me United dhe cmimi i tij mund te jete normalisht me i ulet se sa vlera e tregut.

Por do te kete kohe per te diskutuar per kete. Conte e ka dashur lojtarin ne Milano me urgjence dhe Interi ja ka plotesuar deshiren. Dokumentat jane formosur me United, tani pritet te firmoset kontrata me Interin.

Mendohet qe Alexis do te jete ne Milano rreth ores 15:00. Interi dhe Antonio Conte po e presin me krahe hapur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.