
fcinternews.it – Cila eshte e ardhmja e Joao Mario? Kia Joorabchin ne levizje: lojtari i eshte ofruar…
Aventura e Joao Mario ne Angli ka perfunduar dhe tashme ai duhet te gjej nje destinacion te ri.
Kjo sepse ai nuk duket te bej pjese ne planet e Interit dhe rreth destinacionit te tij te ri ka filluar te leviz Kia Joorabchian.
Dhe sic raporton fcinternews.it super-agjenti ka propozuar lojtarin portugez, pas huazimit gjashte mujor te West Ham, tek dy skuadra ne vecanti.
Behet fjale per Manchester United qe stervitet nga Jose Mourinho (qe gjate diteve te kaluara ka folur fjale te mira rreth lojtarit) dhe Valencian.
Por gjithashtu duhet pritur per t’u ditur synimet e Hammers ku do te jete e rendesishme pergjigjja e Manuel Pellegrini qe ka zevendesuar David Moys, ne pritje te nje konfirmimi eventual.
Shifra mbi te cilen pritet te ndertohet nje tratative eventuale eshte 25-30 milione euro, duke shpresuar ne nje paraqitje te mire te Joao Mario ne Boteror qe do te mund te luhaste akoma cmimin.