Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Federata zhgenjen Piolin: “Milanit i eshte bere me dije se per momentin nuk ka asnje shans te ndryshohet…”

Federata zhgenjen Piolin: “Milanit i eshte bere me dije se per momentin nuk ka asnje shans te ndryshohet…”
Inter Club Staff

Perpara ndeshjes ndaj Torinos, Stefano Pioli, tranjeri i Milanit foli per kalendarin dhe orarin e ndeshjeve duke u ankuar.

Kur ai ishte kater pike para, perpara mediave tha se orari i ndeshjeve nuk kishte rendesi. Por kur Milani e gjenti veten me pike te barabarta, cuditerisht orari ndikonte.

Ju desh shume pak Piolit keshtu per te nderruar mendim. Nderkohe, Pioli eshte mbeshtetur ne kete teori edhe nga te tjere ne boten e futbollit.

Por per kete gje sot flet La Repubblica ne edicionin e saj online dhe zbulon gjithashtu se pse dicka e tille nuk eshte e mundur.

“Serie A nuk ka ndermend te rikthehet ne te kaluaren sepse kjo do te thote te kthehesh shume vite prapa.”

“Sot, Serie A duhet te respektoje qindra miliona eurot qe ka shitur te drejtat televizive dhe qe detyron kampionatin te luhet ne disa orare te ndryshme.”

“Eshte dicka qe ndodh ne Premier League, ne Spanje, ne Gjermani, kudo ku luhet futboll i rendesishem ne kete moment.”

“Prandaj, kalendari do te vazhdoje pa problem ashtu si eshte parashikuar qe ne fillim. Vetem dy ndeshjet e fundit te Serie A pritet te luhen ne te njejtin orar, sepse ato quhen jave me delikate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.