Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Felipe Anderson, cfare dreqin po thua? “Interistat u treguan shume nervoze. Une doja vetem ti…”

Felipe Anderson, cfare dreqin po thua? “Interistat u treguan shume nervoze. Une doja vetem ti…”
Inter Club Staff

Perkrah Maurizio Sarrit ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes se Europa League kunder Marseille ka qene Felipe Anderson, autori i golit te shemtuar te Lazios ndaj Interi.

Keto kane qene fjalet e tij: “Une kam dale nga fusha e lojes shume i merzitur ne ndeshjen ndaj Interit per ate qe ndodhi.”

“Une jam merzitur me ate qe ndodhi pas golit por edhe per sherrin pas vershellimes se fundit te arbitrit. Me ka ardhur shume keq.”

“Duhet te ecim perpara, tani nga ana mentale jam mire. Nuk jam futur kurre ne polemika te tilla ne karrieren time.”

“Ka shume ndalesa loje ne Itali? Ne jemi gati gjithmone qe te ndihmojme kundershtaret, por e kuptuam se nuk duhet te benim gje me Interin. Ata e vazhduan vete lojen.”

“Do te vazhdojme te ndalemi kur do te jete nevoja. Ne ate moment ishte e drejte te vazhdohej loja sepse Interi e kishte vazhduar.”

Perplasja me lojtaret e Interit?

“Une provoj qe te jem sa me shume i qete gjithmone dhe i kthjellet. Shume shohin, ka qene dicka shume e keqe per tu pare cfare po ndodhte rreth meje.”

“Interistat ishin nervoze, une kam provuar qe te bej me te miren e mundshme qe te rrija i qete dhe te respektoja te gjithe ata.”

Goli kunder Inzaghit mbyll rrethin me te kaluaren?

“Te shenosh eshte gjithmone bukur pertej situates ne fushe dhe per menyren se si ai gol erdhi. Ndodh ne futboll qe ndonjehere te mos pershtatesh me modulin e tranjerit.”

“Une kam pasur gjithmone nje raport te mire me te. Jam i lumtur qe po ben rrugen e tij dhe po fiton tek Interi. Gjithesesi ka qene nje gol teper special. Kisha shum miq ne stadium, ka qene nje dite e bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.