Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,098 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Felley, shoku i Thohir: “Ju flas ne emer te tij. Keshtu ka ndermend te fitoje…”

Felley, shoku i Thohir: “Ju flas ne emer te tij. Keshtu ka ndermend te fitoje…”
Xhorxh Gellci

Gazzetta dello Sport gjendet ne Giacarta me nje te derguarin e saj, per te studiuar jeten dhe zakonet e Erick Thohir, qe sipas shume njerezve mund te behet pronari i ri i Interit brenda tre vjetesh. Erick jeton ne qytet, jo larg nga Mahaka dhe tek lokalet e tij Lucy dhe Roxy. Aty shkon shpesh ne dreke ose ne mbremje me miqte, por nuk rri shume vone: ka familje. Nuk di te gatuaje por pelqen ushqimin dhe i provon te gjitha kuzhinat internacionale. Pasta italiane eshte mes pasioneve te tij. Pi vetem vere te kuqe. I apasionuar pas kinemase, ka nje koleksion shume te madh me dvd, ndoshta aktori i tij i preferuar eshte Johnny Depp, dhe degjon muzike te viteve 80: sidomos Duran Duran dhe U2. Ka nje koleksion me makina klasike, Mercedes eshte i preferuari, por ka edhe nje Ferrari: por ne rruget e Xhakarta nuk eshte e lehte ta perdoresh prandaj e perdor vetem ne Amerike.

Fabio Licari, i derguari i Gazzetta dello Sport, me misionin te zbuloje jeten e Erick Thohir, kete here ka folur me shokun e ngushte te Thohir, Felley. Me manjatin indonezian jane si vellezer, ka studiuar bashke dhe jane diplomuar ne Amerike. Jane aksionere te Mahaka Media, sektor komunikimi i Mahaka Group. Ja fjalet e tij, si gjithmone te plota ne shqip nga inter.al:

Erick eshte ne Los Angeles me familjen: prej shume kohesh nuk shkonte me pushim me bashkeshorten dhe femijet. Por kam lexuar gjithcka dhe e di qe rreth tij po krijohet nje zhurme e madhe. Ka lexuar gazetat italiane: shume gjera te pasakta. Si per shembull ka 40 bodyguards dhe gjera te ngjashme… Jo, eshte nje person normal si mua ose ti. Dhe do tja beje te ditur tifozeve italiane te Interit. U dergon te gjitheve nje pershendetje nepermjet meje, dhe eshte si te fliste ai. Kemi studiuar bashke, pastaj kemi shkuar ne California, Los Angeles, tek National Univesity. Une kam bachelor (diplomen) ne Administrim Biznesi, ndersa Erick ka marre edhe masterin.

Kemi moshe te njejte: ai ka lindur ne 31 maj 1970 dhe i perket nje familjeje te mire dhe te pasur te sipermarresve indoneziane. Babai, Teddy, ka investuar ne motora (Honda), zinxhire restorantesh, energji, mbi te gjitha ne industrine e karbonit, sigurimeve dhe te tjera. Nje njeri per familjen, thuhet ketuL sapo ka festuar 50 vjet martese. Tre femije: Rika, me e madhja, e apasionuar pas mobilimeve te brendshme, Garibaldi 47 vjet, dhe Erick, me i vogli. U eshte dedikuar gjithmone atyre. Garibaldi eshte emri i zgjedhur nga babai sepse dashuronte Italine: i pelqente qe heroi juaj ishte nje luftetar. Erick eshte si babai. Edhe pse eshte shpesh ne udhetim, Singapore, Hong Kong, Shtetet e Bashkuara, dhe ne Xhakarta ka 1000 takime ne dite, nuk e kalon kurre familjen ne plan te dyte. Eshte i martuar me Lisa, dy vjet me e re dhe ka kater femije, dy vajza dhe dy djem. Gjeja e vetem per te cilen nuk i ngelet me kohe eshte sporti. Deri para tre vitesh, cdo te hene ne mbremje luante basketboll. Une eshte shume i gjate, por basketbolli ka qene nje pasion ekstrem qe kur ishte i ri. Ka qene kapiteni i skuadres te universitetit ne Xhakarta, por jo i asaj te futbollit sepse nuk ishte shume i zoti… Ne kolegj ne Amerike, ishte kapiteni i skuadres te studenteve indoneziane. Bente gjithcka per sportin.

Kam lexuar per 40 bodyguards dhe ekzagjerime te tjera per te. Kurre. Dua t’ju them italianeve qe eshte nje tip normal, informal qe vishte me jeans dhe bluze. Vesh xhakete dhe kravate vetem ne rastet zyrtare. Eshte nje islamik mesatar, e dashuron punen e tij. Mahaka kujdeset per tre sektore: sport, media dhe argetim. Ka tv, gazeta, radio, internet, dhe gjithashtu ne publicitet, muzike, ne biletarite online dhe koncerte. Per disa kohe edhe ne restaurimet, por ka hequr dore. Shet biletat e kengetareve te medhenj, na Pussycat Dolls dhe te Rihanna, por dy here koncerti i saj ketu ka deshtuar. I pari per arsye sigurie, i dyti sepse i dashuri e ka goditur. 

I pelqen te kete nje raport direkt me vartesit. Kur eshte ne Xhakarta e kalon kohen ne Piaza Asia, ku eshte Mahaka dhe redaksia e gazetes Republika. Ishte nje gazete e nje njeriu afer qeverise, pa perfitime, ai e ka blere ne 2000 dhe e ka bere nje gazete moderne, nje nga pese me te rendesishmet ne Indonezi. Shkon ne redaksi, flet me gazetaret, i degjon. Do te dije si shkojne punet. Aftesia e tij me e madhe eshte besnikeria ndaj vartesve. Nuk ka braktisur kurre asnje, as nuk ka pushuar, perkundrazi, u ofron pune lojtareve te tij kur ndalojne se luajturi. Eshte nje njeri me kembe ne toke, dhe nuk ben gjera te ekzagjeruara. Nese mundet, merr pjese ne darkat e organizuara nga punetoret, deshiron te qendroje me ata. 

Dhe eshte i cmendur per sport. Nje pasion total, ja u siguroj. Ka kuptuar qe futbolli ne Amerike do te behet i rendesishem dhe ka investuar ne Dc United. Kur ka hyre ne ate klub ka patur menjehere rezultate: playoff me Dc dhe Philadelphia. Gjeja me e rendesishme qe do tu thote tifozeve italiane eshte kjo: nese vjen nuk do te jete kurre Abramovich apo sheiku i Manchester City. Nuk do te shpenzoje miliona per tete futbolliste te medhenj, te fitoje titullin vitin e pare dhe kaq. Jo. Deshiron te ndertoje nje skuader qe te jete fituese per nje kohe te gjate dhe financiarisht te ekuilibruar. I pelqen filozofia e Arsenal, skuadra e tij e preferuar angleze, i pelqen menyra si Wenger kujdeset per te rinjte dhe kampionet. Dhe tek Interi do te deshironte te krijonte nje raport te ngjashem me teknikun e tij. Ka zgjedhur Interin per traditen fituese dhe per strukturen familjare qe ka me familjen Moratti. Dhe pastaj ka nje emer te rendesishem, eshte e famshme ne bote, me shume se Malaga ose PSG: eshte si Barcelona, Real dhe Manchester UNited, ka shume tifoze ne Xhakarta. Skuadrat e tij, thote: ‘Duhet te fitojne sot dhe ne te ardhmen.‘”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags