Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fenomeni Ronaldo: “Me ne fund morem hak per 5 Majin. Me degjoni, do ju them dicka per Icardin…”

Fenomeni Ronaldo: “Me ne fund morem hak per 5 Majin. Me degjoni, do ju them dicka per Icardin…”
Inter Club Staff

“Kane ‘marre hak’ edhe per ne, e per kete i falenderoj te gjithe ata qe ishin ne fushe: ka qene nje dhurate shume e madhe per ne tifozet e Interit por edhe per ne qe nuk ja dolem dot ne ate 05 Maj.”

“Ah sa e donim ate kampionat, vetem ne e dime se sa shume e donim.”

“Dje (te dielen), Interi nuk ka fituar kampionatin qe mund te fitonim ne, por kete kualifikim ne Champions qe duke pare situaten e zikalterve nuk vlen me pak ne kete sens.”

Keshtu ka folur Ronaldo i intervistuar nga Gazzetta dello Sport i cili duket se ka hequr nje siklet me fitoren e Interit ne Olimpico ndaj Lazios dhe duket sikur kjo fitore ka venitur pak te fenomeni ate humbje te 2002.

“Jam i lumtur, tani Interi eshte aty ku ka vendin: ne Champions”, thote Ronie i cili ka dhene kete interviste te gjate per Gazzetten.

Ja fjalet e tij te plota:

Po ju nuk e keni pare Lazio-Inter, cfare ju kane treguar? 

“Qe ne momentin deciziv te ndeshjes Interi ka dhene dicka me shume ne fushe: i kishte ndodhur edhe here te tjera kete vit, por jo gjithmone. Me siguri asnjehere vitet e fundit. Ja, nje mik me tha: “Nje ndeshje te tille te Interit ne vitet e fundit Interi do e kishte humbur 100%”. E kesaj radhe e fitoi: ben te gjithe diferencen e botes.”

Efekti Spalletti?

“Nuk e di ne detaje se cfare ka bere realisht kete vit brenda ne skuader, por jam i bindur se tranjeret modifikohen pak, por nuk para ndryshojne. E Spalletti qe kur luaja ne Itali ishte keshtu: nje cekic me idete e qarta. Kam lexuar qe ne Rome ka bere ndryshimet e duhura, kam menduar se nje sulmues mund te luaje gjithmone veteem perpara, e kam bere edhe une shpesh here ne te kaluaren, por ndonjehere duhet nje shok te te ndihmoje. Eder ne Olimpico ishte nje shok i mire per Icardin.”

Po Icardi ka qene nje shok i mire per Interin, jo vetem ne Olimpico.

“Icardi eshte ky lloj lojtari: nje qe mendon mbi te gjitha per golin dhe shenon gola. Ai eshte i pari qe e di shpresoj qe vetem mund te permiresohet. Por kush diskuton vlerat e nje sulmuesi qe ben 29 gola ne nje sezon ne Serie A dhe shumicen deciziv ne krahasim me ato qe ka humbur, nuk do ta kuptoj kurre. 29 gola ne Itali jane shume: me besoni kur ju them, dicka e di…”

A do te qendroje Icardi?

Image result for icardi lazio inter 2-3

“Per kete duhet te pyesni ate: une nuk mendoj se Interi ka dyshime. Por perse keni dyshime ju pastaj? Per te bere nje skuader te denje per Champions, duhet te qendrojne te gjithe me te fortet. I duhet dhene vazhdimesi ketij sezoni. Nuk mendoj se qellimi i Interit eshte te shese lojtarin me te mire te saj.”

Me ne fund mund te behet nje merkato ndryshe kete sezon.

“Per kete do te mendoje Ausilio e do ta beje mire. Por parate ne Champions nuk do te thone me patjeter blerje te medha menjehere. Perpara se te bleje Interi me pare duhet te shese disa lojtar per tu futur ne Fair Play Financiar. Ma kane shpjeguar kete rregull. Pastaj keto para qe do te fitohen, do te shpenzohen pak me vone. Por shume para do te vijne per Interin edhe si marke sepse te luash ne Champions ke nje hije tjeter. Edhe marka e Interit do te kete rritje. Por kujdes: Champions eshte shume, por jo gjithcka. Te fitosh kampionatin eshte e veshtire, por te luftosh per ta fituar mund te mos jete. Juventusi nuk mund te mos kete nje rival si Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.