1,000 views
Fernando eshte nje ide aktuale. Takimi me Porton…”
Jane te shkelqyer raportet mes Interit dhe Portos. Dje, djali i presidentit te klubit portugez, Alexandre Pinto da Costa, ka kaluar ne zyrat e Interit. Tema zyrtare ka qene Rolando, por diskutimi nuk eshte limituar ketu. Sipas Gazzetta dello Sport, eshte folur edhe per Schelotto tek Porto dhe per nje nga lojtaret me te pelqyer nga Marco Branca, Fernando Francisco Reges. Nje emer qe edhe ne te shkuaren eshte lidhur me interesimin zikalter. Braziliani me pashaporte komunitare ka nje kontrate deri ne 2014. Dhe Interi po kerkon nje lojtar perpara mbrojtjes. Nese ideja Wellington nuk eshte larguar akoma, ajo e Fernando kthehet te jete aktuale.