Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fernando, kjo eshte strategjia. Gati nje operacion ne stilin Cambiasso?

Fernando, kjo eshte strategjia. Gati nje operacion ne stilin Cambiasso?
Xhorxh Gellci

Inter dhe Fernando, dicka qe duket se do te behet. Eshte i sigurt Corriere dello Sport, qe ne edicionin e sotem shpjegon sesi operacioni qe mund te coje brazilianin tek Inter mund te jete ne stilin Cambiasso, pasi Fernando eshte ne skadence kontrate dhe ne qershor do te largohet nga Porto. Prej 2 vitesh, drejtuesit po i ofrojne rinovimin kontratual, por ai vazhdon te refuzoje cdo propozim dhe tani eshte e veshtire qe te pranoje, kur mungojne edhe 8 muaj nga mundesia per t’u larguar me parameter 0. Tek Inter, Fernando do te ishte nje alternative pikerisht e Cambiassos.

Nderkohe, Interi do ta marre qe ne Janar, por deshiron te evitoje te paguaje te gjitha parate e kerkuara nga klubi portugez. Per kete arsye, eshte e mundur qe ta prenotoje per sezonin e ardhshem, pikerisht sic ndodhi ne 2004 me Cambiasso, i cili vendosi te mos rinovoje me Real Madrid dhe ju “premtua” Interit. Ndryshimi i vetem ne kete moment paraqitet nga raporti shume i mire i Branca-s dhe presidentit te Portos, Pinto da Costa. Nje ndryshim ne favor te Interit, qe mund te sjelle nje transferim qe ne janar, me nje kosto simbolike. Megjithate, tani per tani, Porto vazhdon te kerkoje 10 milion euro, ne te kundert lojtari do te mbahet deri ne fund, me shpresen se do pranoje te rinovoje ne momentet e fundit.

Persa i perket lojtarit, Interi shpreson ta binde me nje kontrate 4 vjecare prej 2,5 milion ne sezon, pak me shume se paga e Ranocchia dhe Guarin dhe rreth 1 milion me shume se paga e tij aktuale tek Porto. Por duhet te kete kujdes edhe Juventusin, i cili e ka ndjekur lojtarin ne Champions League me Austrine e Vienes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.