Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ferri: “Me pelqen projekti i Thohir. Dhe nese me therret…”

Ferri: “Me pelqen projekti i Thohir. Dhe nese me therret…”
Ardis
  • On 30/11/2013, 21:48

Riccardo Ferri, ish-mbrojtes i madh i Interit te rekordeve ka dhene nje interviste ne mikrofonat e Stadio5 per te bere nje permbledhje mbi iniciativen qe eshte grumbulluar nga Erick Thohir ne San Siro ne festen qe ka organizuar me shume ish-lojtare zikalter: “Do te shkoj tek festa dhe jam shume i lumtur qe kam mundesine te njoh presidentin e ri qe eshte shume i ri dhe shume ambicioz dhe kjo eshte shume e rendesishme mbi te gjitha per tifozet zikalter. Ajo e se nesermes eshte nje event qe te kujton shume ndjenja te medha. Edhe fakti qe Thohir ka ftuar te gjithe ata qe e kane veshur bluzen e Interit qofte edhe per nje minute eshte nje sinjal pozitiv, nje shprese per tu riafruar me boten Inter per te gjithe”.

Cfare pershtypjesh keni per Thohir?
“Pershtypja eshte shume e mire. E rendesishme eshte qe te ece perpara historia dhe stema e kesaj skuadre, qe nuk eshte bere vetem me investime dhe me periudha, por eshte bere edhe shume persona qe kane dhene shume per kete shoqeri. Keto persona kane shume kualitete per ti vene ne dispozicion te Thohir, por mbi te gjitha ne dispozicion te Interit. Kjo qe po shpreh nuk eshte nje autokandidature, por nje koncept i pergjithshem qe mund te aplikohet edhe nga personat e tjere qe kane bere historine e Interit dhe se jane te gatshem per tu vene ne dispozicion te shoqerise qe ta bejne Interin te vazhdoje te jete nje realitet i madh dhe prestigjioz dhe jo vetem kombetare, por edhe nderkombetare. Ndikimi i Thohir eshte menaxherial dhe vecanerisht shume i kujdesshem per ta bere Interin akoma me nderkombetare dhe kjo me intereson me shume personalisht”.

Kjo iniciative e bukur mund te influencoje apo te kushtezoje rendimentin e skuadres?
“Nuk e mendoj se do te ndikoje, te pakten deri ne keto momente, Walter Mazzarri ka qene shume i zoti qe e ka mbajtur ekipin shume kompakt dhe duke e mbrojtur nga cfaredolloj zerash apo hutimesh qe rezultojne nga keto ndodhi. Edhe kjo, ne fakt, eshte gjithashtu nje merite e Mazzarrit. Eventi nderkohe, mund te jete nje stimul per te gjithe qe do te zbresin ne fushe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags