Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FFT, cfare shkrimi per Interin dhe Pirellin: “Ju prezantojme me sponsorshipin me legjendar te historise se futbollit: kjo sepse…”

FFT, cfare shkrimi per Interin dhe Pirellin: “Ju prezantojme me sponsorshipin me legjendar te historise se futbollit: kjo sepse…”
Inter Club Staff

Ne edicionin e saj amerikan, revista e njohur FourFourTwo ka perpiluar nje klasifikim te 10 sponsorizimeve me legjendare ne boten e futbollit.

Ata kane vene ne vendin e pare keshtu sponsorshipin e lidhur nha Interi dhe Pirelli ne vitin 1995 per fanellen zikalter.

Ky bashkepunim eshte i destinuar te perfundoje ne kete fund sezoni, por sipas tyre, ai ka hyre pergjithmone ne histori.

“Pirelli dhe Interi jane nje dyshe e pandashme qe nga 1995, qe nese shihet tani, duket sikur eshte nje jete me pare.”

“Gjate kesaj periudhe, Interi ka pare veten te fitoje shume kampionate dhe nje Champions League.”

“Ka pare lojare si aul Ince, Javier Zanetti, Francesco Toldo, Wesley Sneijder, Adriano, Ronaldo e Romelu Lukaku.”

“Por nuk eshte vetem kohezgjatja ajo qe vecon Pirellin dhe Interin, por edhe estetika.”

“Estetika eshte nje nga arsyet kryesore te prezences se tyre ne legjenden e brandeve qe kane sponsorizuar fanella.”

“Ato shirita te zinj dhe blu kane qene gjithmone ne harmoni te mrekullueshme me nje logo te paster, elegante dhe menjehere te dukshme dhe per tu mbajtur mend.”

“Ajo P e zgjatur dhe shkronjat e tjera te vogla poshte saj. Pothuajse gjithmone e bardhe ne fanellat e shtepise, nderkohe qe shkelqente edhe kur ndryshonte ngjyre: e zeze, blu, por edhe e arte.”

“Pirelli duket se nuk ja ka dale dot te rinovoje kontraten me Interin sepse klubi nga Milano ka kerkesa te larta.”

“Nderkohe Interi nga ana e saj po kerkon nje partner te ri tani. Shpresojme qe te vije perseri nje sponsor qe te jete po aq shume ne harmoni me fanellen sa Pirelli…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.