Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,476 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fifa 18, Ronaldo Fenomeni publikon skuadren e tij te preferuar: edhe nje lojtar i Interit si mesfushor!

Fifa 18, Ronaldo Fenomeni publikon skuadren e tij te preferuar: edhe nje lojtar i Interit si mesfushor!
Inter Club Staff

Ronaldo Fenomenin e kemi admiruar ne fushen e lojes per vite me radhe dhe ka qene njeriu qe ka bere nje gjenerate te tere te dashurohej pas Interit. 

Por Fenomeni, tashme qe ka varur kepucet ne goxhde (prej disa vitesh), pervec se meret me prezantime te ndryshme, me zbulime talentesh, menaxhimin e disa lojtareve dhe eshte ambasador i disa organizatave te ndryshme per paqen ne bote, ai ka edhe nje pasion tjeter.

Natyrisht qe ky pasion i Fenomenit ka te beje me futbollin, por kesaj radhe me nje loje futbolli: Fifa 2018.

Related image

Ronaldo ka publikuar skuadren e tij ne FIFA 18, per Squad Battle-s, modalitet ne Fifa Ultimate Team.

FUT (Fifa Ultimate Team), eshte njera prej modaliteteve me te luajtura tek Fifa, ku te apasionuarit e lojes se futbollit nga e gjithe bota krijojne skuadrat e tyre me lojtaret me te mire por edhe me legjenda te se shkuares. Ne kete modalitet, futbollistet me te mire te javes perfitojne karta speciale por edhe shume gjera te tjera.

Dhe keshtu braziliani Ronaldo, i cili eshte lojtari me i forte i lojes sipas shumices sepse edhe ai ka karten e tij ‘legjende’ ne loje, ka publikuar formacionin me te cilin luan ne fifa.

Ne kete formacion ben pjese edhe nje Interist: behet fjale per Rafinha Alcantara.

Ky ka qene formacioni i Ronaldo Fenomenit:

Ne porte: Navas (Real Madrid).

Ne mbrojtje: Marcelo dhe Varane (Real Madrid), Mascherano dhe Sergi Roberto (Barcelona).

Ne mesfushe: Casemiro (Real Madrid), Ronaldinho (versioni ikone), Rafinha Alcantara (Inter).

Ne sulm: Cristiano Ronaldo (versioni 99, Real Madrid), Messi (versioni 98, Barcelona) si dhe ne qender te sulmit, vete dora e tij, Ronaldo Fenomeni.

Ndersa ne stolin e kesaj skuadre, Fenomeni ka vendosur zikalterit: Perisic, Icardi, Brozovic dhe Miranda.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.