Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Figo: “Tek Interi kam gjetur nje familje. Moratti si nje baba per mua, Mancini…”

Figo: “Tek Interi kam gjetur nje familje. Moratti si nje baba per mua, Mancini…”
Ardis
  • On 04/11/2018, 17:51

I intervistuar ne mikrofonat e DAZN, ish lojtari zikalter Luis Figo ka folur per zgjedhjen e tij te transferimit tek Inter-i, por jo vetem:

“Vija nga nje moment i veshtire ne Madrid dhe kam gjetur nje familje. Moratti? Nje baba per mua: ishte nje nga personat me te rendesishem ne futboll dhe per karrieren time qe kam gjetur”.

“Besoj se ka ngelur nje miqesi e forte me te, me familjen, sepse behet fjale per nje person te bukur me te cilin kam nje raport pozitiv”.

“Kam kaluar nje eksperience te mrekullueshme, ka qene nje nga personat me te rendesishem qe kam gjetur: per mua ka qene shume i rendesishem ne ato kater vite tek Inter-i”.

“Vendimi per tu transferuar tek Inter-i ishte nje zgjedhje e guximshme sepse Inter-i nuk fitonte prej shume kohesh, por mbas mbledhjes me Moratti-n, me ka bindur”.

“Nuk e di kurre se cfare do te ndodhe ne te ardhmen, por kam pasur fatin qe ta gjej ne nje moment te rendesishem: ishte nje skuader e forte, jam shume i lumtur qe kam zgjedhur Interin”.

ZANETTI?
“Nje mik dhe nje kapiten madheshtor: kam nje marredhenie te mire me te, kam pasur nje eksperience te bukur duke luajtur sebashku. Eshte nje profesionist i madh”.

IBRAHIMOVICH?
“Eshte nje kampion, ka nje karakter te veshtire, nuk e kupton: ego-ja e tij eshte me e madhe se kulla Eiffel. Por eshte nje fitues, mekat qe nuk pati mundesine te fitonte Champions League ose nje trofe individual te rendesishem. Por kudo qe ka luajtur ka fituar: eshte nje mik i mire”.

MANCINI?
“Ka qene nje nga personat qe me ka turperuar me shume ne karrieren sportive, por i uroj gjithe te mirat sepse ne kete moment eshte ne pozicion te rendesishem ne futbollin italian dhe shpresoj qe tek Kombetarja Italiane te gjeje drejtimin e duhur”.

NDESHJA E FUNDIT?
Ishte shume e bukur, asgje nuk ishte e programuar: atmosfera dhe ajo qe ndodhi ishin shume te bukura per mua. Ishte momenti me i mire qe mbaroi keshtu, ne krahasim me nje feste te organizuar. Preferoje me shume qe te perjetoja ate moment te bukur ne San Siro”.

TE MUNGON FUTBOLLI?
“Jo, e kam lene ne momentin e duhur. Doja qe te terhiqesha nje vit me pare, fizikisht dhe menderisht isha i ngopur, por erdhi Jose Mourinho dhe doja te punoja me te dhe vendosa te luaja edhe nje vit tjeter. Fizikisht dhe menderisht kisha thene mjaft”.

A ESHTE RIGJENERUAR INTERI?
“Shpresoj qe po, Inter-i ka kaluar momente te veshtira qe mbasi Moratti u largua dhe fitoi: eshte e rendesishme qe jane rikthyer ne Champions League edhe ne nivel financiar. Eshte e panjohur te dish se deri ne cfare pike Suning e njeh dhe deri ku do te investoje tek skuadra: nese je italian e di sesi funksionon, por kam besim qe Inter-i do te kthehet te fitoje dhe te beje te lumtur tifozet, sepse e meritojne”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.