Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fillimet, druajtja dhe kthesa. J. Hernandez tregon per Icardin: “Une, trajneri i pare, them se diku tjeter ai tashme do te ishte top player”

Fillimet, druajtja dhe kthesa. J. Hernandez tregon per Icardin: “Une, trajneri i pare, them se diku tjeter ai tashme do te ishte top player”
Bujar Berishaj

Interviste e bukur dhe historike ajo e Gazzetta dello Sport qe fluturon ne Vecindario (Spanje) per te zbuluar fillimet e karrieres se sulmuesit zikalter Mauro Icardi.

Ne fakt, bomberi zikalter kishte filluar tek Union Sport Vecindario (klub qe luan ne Tercera Division, liga e 4 spanjolle) ngjitja e tij drejt futbollit italian dhe evropian duke shenuar 384 gola ne 6 vite. Quajeni i ”percaktuari”. Dhe kush me mire se Jesus Hernandez mund te shoqeroj lexuesit ne kete udhetim prapa ne kohe?

Atehere, mikrofoni per Jess Hernandez: “Do te behet Cristiano Ronaldo i ri. Kishte 9 vjec, por qysh ne stervitjen e pare nxorri ne pah talentin e tij. Vetem mendoni qe ne fund te pjeses se pare, nje arbiter i kerkonte atij nje autograf. Ka qene nje skuader e jashtzakonshme. Ka qene Martel, tani luan tek Zaragoza, Olivenzia, qe luan ne ligen me te madhe te Norvegjise dhe Kozhounarov, nje bullgar. Te forte si Mauro, nuk kishte me. Kishte shkuar tek Real Madrid, por kur kishte 16 vjec i vdic nena ne nje aksident ajror dhe cdo gje u ndal. Por nje trajner nuk i ka te gjitha meritat. Eshte e rendesishme ti lesh te zhvillohen vet, pa ndonje nxitim.”

RRENJET – “Si ishte Mauro si femije? Vinte nga nje familje e forte, me dinjitet dhe pak para. Juan, babai i tij kishte qene nje futbollist dhe keshtu bente te gjitha nga pak: piktor, mekanik, kasap… Nena e tij, Analia, ishte pastruese dhe nuk humbiste asnje ndeshje te Mauros. Ju kishit ne mendje nje Icardi te gjithin shoqeror dhe me tatuazhe. Eshte vetem nje imazh sepse kur ishte 15 vjec shkoi tek Barcelona dhe firmosi nje kontrate te pasur me Adidas, ishte nje kompani. Marketing. Por Mauro i vertete ishte nje djale i turpshem dhe i bute qe ndonjehere edhe skuqej. Golat, per shembull, nuk i festonte kurre. Por kur hynte ne fushe transformohej. Edhe ne shkolle ishte mjaft i mire. Mund ta vinim ne fushe kunder lojtar te 2 kategorive me te larta, por nuk e kemi bere, ndjehej stabil. Ishin shok, shok shkolle, te lojes dhe skuadres. Per kete nuk donte te largohej kurre.”

MOMENT KYC – “Ne vitin 2007 i kam kerkuar te marr pjese ne nje turne ku kishte skuadra te rendesishme si Sevilla dhe Porto. I them: “Nese ben mire ketu, te vene re te gjithe.” Fluturonte ne fushe, driblonte 5-6 lojtar dhe shkonte tek porta. Impresionuese. Aty u lind nje yll. Por, Mauro eshte akoma ne rritje. Mund te bej mire ne Itali ku mbrojtjet jane te veshtira, te mbyllura. Por mendoj qe skuadra e tij ideale do te ishte Atletico Madrid me lojen e Simeones. Nese do te ishte ne Spanje ose Angli, ku do te kishte me shume hapesire per te levizur do te ishte nje top player. Do te behet i tille. Ka talent per te qene Ronaldo i ri. Do ta shihni.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags