Fillimi i mbare, gjysma e punes!
Nje e dhene interesante eshte evidentuar sot nga Corriere dello Sport. Sipas websitit whoscored.com, i specializuar per statistika sportive, ne dy javet e para te kampionatit, vetem Hamsik ka bere me mire se Alvarez, duke bere nje llogaritje per disa te dhena. Cilat? Per shembull perqindja e precizionit ne pasim, qe shkon ne 94%, me nje mesatare prej 42 pasime ne ndeshje. Po per driblimet me sukses? Kete vit jane 4,5 ne ndeshje, kunder 1,9 te sezonit te shkuar. Vetem Zuniga, me nje mesatare prej 5,5 driblime, ka bere me mire se ai. Natyrisht, qe nese Ricky vazhdon keshtu, Interi do te gjente ne shtepi nje thesar te cilin po mendonte ta linte te largohej. Dhe pas diskutimit per Princin e Milanos (i cili dihej kush eshte), kete vit do te kemi nje diskutim per Ricky-n e Milanos.