Fillon eksperienca verdhekuq per Santon, lojtari ne Rome: sot vizitat mjeksore
Ka nisur pak minuta me pare, me aterimin ne Fiumicino, eksperienca e re e Davide Santon te Roma.
Lojtari u shit te ekipi kryeqytetas si pjese shkembimi ne tratativen qe ka sjellur Radja Nainggolan te Interi, me Santon qe ka marre me vete edhe te riun Nicolo Zaniolo.
Tashme ish-mbrojtesi zikalter ka ateruar ne Fiumicino sic mund te shihet edhe ne foto, dhe ne aeroport ka dalur per ta pritur drejtori sportiv i verdhekuqve, spanjolli Monchi.
Davide Santon do te kryej sot vizitat mjeksore se bashku me Nicolo Zaniolo te Roma dhe pastaj me nenshkrimin e kontrates do te behet lojtar i ri i klubit te Pallottas.
Mbrojtesit italian tani i perket nje detyre delikate ku duhet te kerkoj qe te bind tifozet roman dhe te largoj skepticizmin e tyre.
Nder te tjera Santon se bashku me Zaniolo, pervec qe e kane bere me te lehte arritjen te Nainggolan, ata kane kontribuar edhe per bilancin e Interit duke siguruar plusvalenca te rendesishme per Piero Ausilion.