Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,619 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Filozofia e cuditeshme e Interistave: “Ok Arbitrat, po ne gjithsesi ta shpifim!”. E nderkohe, arbitrat…

Filozofia e cuditeshme e Interistave: “Ok Arbitrat, po ne gjithsesi ta shpifim!”. E nderkohe, arbitrat…
Inter Club Staff

Eshte me te vertete e cuditeshme ajo qe lexohet keto dite nga Interistat, dhe nga Interizem po kthehet ne histerizem. Erick Thohir po e kupton avazh avash qe ka mare ne dore nje klub prestigjoz, nje nder te vetmit qe kane bere Tripleten, por edhe nje thike te mprehte qe po nuk u tregove i kujdeshem, te pret…

“Amerika nuk eshte e thjeshte, Amerika eshte nje qytetari e avancuar, do te duhet ta doni shume sepse do ju beje te luftoni per te”, thoshte Michael Douglas ne nje nga filmat qe ka interpretuar si President i Shteteve te Bashkuara.

I njejti koncept mund te aplikohet tek Interi dhe tifozet e saj. Thohir do i duhet ta doje shume Interin sepse ky Inter do e beje te djersise dhe te luftoje. Seria e pafundeme, irrituese, e gabimeve arbitrare kunder skuadres zikalter po zbehet nga alibite. Dhe kur e mendon, jane mediat te cilat e fillojne kete mendim duke bere tituj gazetash pa lidhje, e duke shkruar “Zero Tituli” kot me kote e per me shume duke perdorur nje koncept te krijuar nga ne, por eshte e papranueshme qe demet qe po na bejne arbitrat, te cilat tashme jane edhe kostante, po snobohen ne kete menyre edhe nga vete tifozeria duke bere qe tifozet ti kthehen me shume kunder skuadres se sa atyre qe po vendosin me gabimet e tyre nje sezon te tere.

“Ok gabimet e arbitrave, por Interi ta shpif dhe luan shume keq”, eshte komenti tipik qe lexohet prej javesh ne website dhe neper rrjete sociale e jo vetem. Po perse ajo “por” ne mes, e vlefshme me nje falje per gabimet e arbitrave. E vlefshme me nje pafajsi per ta. Ata, bluzet e verdha, qe nuk qenkan shkaktaret kryesore, po na anullojne gol pas goli, po na japin penallti te paqena kunder, po na mohojne penallti pas penalltie(nje penallti te vetme nuk kane dhene), edhe pse te dukshme sa nje pallat. Cfare duhet te presim nga nje ekip qe i ka kembet e prera ne sulm, se e di qe nese dikush do i nderhyje keq, penalltine ta harrojne(Palacio ne Derby, Milito ndaj Udineses, Botta ndaj Chievos). Cfare? Edhe durimi e ka nje kufi.

Perse, nese duhet te jepet nje vlersim i sakte per paraqitjen e skuadres, duhet te behemi si tifozeri e “iluminuar”, dhe nuk japim nje pergjigje duke mare parasysh faktoret? Si kjo pershembull: “Ok, Interi luan keq, por arbitrat po vendosin fatin e ndeshjeve”. Koncepti ama, eshte totalisht i ndryshem.

“Futbolli eshte i perbere nga detajet”. E mbani mend kush e kishte kete teze? Nje zoteri portugez qe shpesh here i eshte dashur te luftoje kunder sistemit per te mbrojtur Interin e tij nga klasa arbitrale.

Eshte e qarte(per te mos thene absolutisht e qarte), qe Interi, pa gabimet aribtrale do te kishte 6 apo 7 pike me shume minimumi: Tjeter humor do te mbizoteronte, tjeter klime dhe tjeter prespektive me aq pike me shume.

Mund te jemi patjeter shume te ashper me skuadren dhe shoqerine kur bejne gabime, kur humbin ndeshje dhe nuk luftojne, por jo duke humbur objektivitetin. Duket absurde qe Interistat, sa here qe ekipi humb, zerojne pothuajse te gjithe faktoret qe vendosin nje rezultat, dhe ja hedhin fajin vetem vetes se tyre dhe ekipit. Autokritike e pavlere dhe shkaterruese.

Deri ne kete moment qe po flasim, arbitrat i kane kushtuar Interit pike dhe miliona euro, nese flasim per pozicionin ne tabelen e klasifikimit. Humbja ne miliona euro eshte ne figuren qe do te kete ekipi ne merkato, ne fuqine kontraktuale dhe me sponsorat e televizionet. Dhe kjo nuk eshte aspak Ok. E kete gje duhet ta kuptojme te gjithe dhe ne kohe, perpara se te jete shume vone…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.