Fiorentina-Inter: formacioni i mundshem! Palacio ndoshta jashte, ne mesfushe…
Eshte thene edhe gjate javes: provat taktike te Roberto Mancinit ne prag te ndeshjes ne Firenze kane qene jashtzakonisht shume.
Tekniku zikalter ka provuar disa zgjidhje te ndryshme duke varjuar nga 4-4-2 e deri tek 4-3-3. Deri pak dite me pare, sistemi pare i lojes dukej ai i preferuari, por sipas Gazzetta dello Sport, Mancini ne fund ka zgjedhur tre sulmues dhe jo dy.
Si gjithmone do te jete Handanovic ne porte, ndersa mbrojtja do te jete e rreshtuar – nga e djathta ne te majte – me Nagatomo, Miranda, Murillo dhe Telles. Ne mesfushe do te luhet pa te skualifikuarin Felipe Melo e ne fushe do te jete Brozovic, Medel dhe Kondogbia. Ne treshen e sulmit Perisic pritet te luaje ne vendin e Palacios sebashku me Icardin dhe Eder.
Inter 4-3-3
Handanovic
Nagatomo Miranda Murillo Telles
Brozovic Medel Kondogbia
Eder Icardi Perisic