Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 25, 2021

Scroll to top

Top

247 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Fjalet e Messit te bejne te ndihesh mire, por Lautaro ka ne mendje vetem nje gje.”

“Fjalet e Messit te bejne te ndihesh mire, por Lautaro ka ne mendje vetem nje gje.”
Inter Club Staff

Gjithmone e me shume teme e dites ceshtja Lautaro-Barcelona dhe diten e sotme gazetat spanjolle kane hapur nje kapitull te ri duke intervistuar Beto Yaque, njerin nga agjentet e sulmuesit te Argjentines.

“Lautaro eshte perqendruar vetem tek klubi i tij ne keto momente, me siguri eshte shume i kenaqur kur degjon se po ben shume mire ne kete sezon”.

Keshtu e nis fjalen e tij agjenti i cili kujton se e ka marre lojtarin nga Bahia Blanca tek Racing shume i impresionuar nga teknika e tij dhe temperamenti pasi e kishte ndjekur disa ndeshje.

Ne ate kohe Lautaro kishte 15 vjec: “Une dhe partneri im Roly Zarate kemi pare tek ai gjithmone nje potencial prej lojtari te madh.”

“Ai kishte nje te ardhme te madhe dhe eshte rritur shume shpejt”, thote ai dhe vazdhon edhe me tej duke folur edhe per fjalet e Messit per Lautaron.

Agjenti nenvizon se elozhet e Messit jane “sigurisht per Lautin nje elozh i madh, nje kenaqesi te marresh ato fjale ne drejtimin tend nga futbollisti me i mire ne bote. Ai ka nje raport te madh me te dhe po ashtu me pjesen tjeter te grupit.”

Keto fjale per te mund te jene “vetem te bukura dhe nje motivim per te” por nese flitet per sfida te reja, agjenti i Lautaros nenvizon: “tani Lauti mendon vetem per Interin, ai ne mendje ka vetem nje gje: te beje mire me zikalterit. Ai mendon vetem per klubin ku eshte, me te cilet ka pese vite kontrate.”

“Lajmet qe dalin neper media? Nuk i ve veshin. Ato i perkasin ne menyre ekskluzive vetem mediave dhe gazetave, jo Lautit.”

Nderkohe, konfirmohet historia se ai ka refuzuar Realin e Madridit kur ishte 18 vjec.

“Po, e refuzoi sepse ishte i bindur se me perpara do te fitonte dicka me rendesi me skaudren e Racing. Nuk ka thene kurre se nuk e donte Realin, por ai i tha atyre: me vjen keq, dua te fitoj njehere ne Argjentine”, tregon Beto Yaque.

Krahasime? “Per mua ka dicka te Agueros dhe dicka te Suarez, por ne realitet ai ka gjithcka. Eshte nje futbollist ndryshe. A mund te luaje me Suarez? Nuk ja kam idene.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.