Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 29, 2022

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fjalet e para te Nainggolan: “Jam shume i lumtur per kete aventure! Tifozet e lumtur? Shpresoj qe…”

Fjalet e para te Nainggolan: “Jam shume i lumtur per kete aventure! Tifozet e lumtur? Shpresoj qe…”
Bujar Berishaj

Tifozet qe therrasin emrin e tij dhe ai ka nje buzeqeshje te madhe ne fytyre, ndoshta pak i befasuar nga tifozet.

Keshtu mund te pershkruhet momenti kur Radja Nainggolan del per te pershendetur ata qe do te jene publiku i tij i ri.

Nderkohe mesfushori belg, ka thene edhe fjalet e tij te para duke folur shkurtimisht per kete aventure te re qe po perjeton para se te kthehet serish ne Hotel Melia:

“Jam shume i lumtur per kete aventure te re. Tifozet e lumtur? Shpresoj qe te jene akoma me shume kur te zbres ne fushe”, ka thene mesfushori belg qe pastaj ka ndaluar edhe per pak kohe per te bere foto me tifozet si shenje falenderimi per pritjen qe i kane bere.

Nainggolan neser do te bej vizitat mjeksore me Interin dhe pastaj pritet te shkoj ne zyrat e klubit per te nenshkruaj kontraten e tij te re me Interin. Ai pritet te qendroj ne Milano deri te merkuren qe te sistemohet ne qytet duke gjetur edhe nje shtepi.

Image may contain: 6 people

Radja Nainggolan erdhi nga Roma per shifren e 24 milione euro plus Santon dhe Zaniolo qe kane shkuar te klubi verdhekuq duke u bere keshtu blerja e katert per Interin pas Lautaro Martinez, De Vrij dhe Asamoah.

Inter dhe Nainggolan, eshte nje histori e destinuar per te qene se bashku. Dhe tani Spalletti mund te buzeqesh pikerisht si Ninja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.