Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,026 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fjalet e para te Ninja: “Tek Interi kam ndjere besim, te Roma jo. Zgjedhje e lehte, jam ndjere direkt…”

Fjalet e para te Ninja: “Tek Interi kam ndjere besim, te Roma jo. Zgjedhje e lehte, jam ndjere direkt…”
Inter Club Staff

Debutim zyrtar per interistin Radja Nainggolan edhe ne mikrofonat e InterTV ku ka shprehur fjalet e para si Interist pas zyrtarizimit nga ana e klubit per blerjen e belgut.

“Nuk e prisja nje pritje kaq te ngrohte, jam shume i lumtur.”

“Tani do te me takoje mua ta transformoj kete pritje ne duartrokitje. Ngrohtesia e tifozeve eshte nje ndjesi shume e rendesishme per cdo lojtar, do te thote qe eshte klubi i duhur.”

“Entuziast jam edhe une, jo vetem ata. Shpresoj qe bashke mund te arrijme kenaqesi me kete fanelle.”

“Spalletti? Sezoni im me i mire ka qene me ate, shpresoj te perseris veten time, jam ne dispozicion te tij dhe jam shume i lumtur qe do e kem perseri tranjer.”

“Perse Inter? Interin e zgjidha sepse eshte e rendesishme te ndjesh kete lloj besimi, nga ana e drejtorit sportiv, nga ana e tranjerit dhe Zanettit.”

“Me kane bere te ndihem i rendesishem, gje qe ne Rome nuk po e ndjeja me.”

“Zgjedhja ime ka qene e thjeshte, edhe pse te kaluaren une nuk e harroj. Por dua te theksoj se jam shume i lumtur per kete aventure te re.”

“Ende nuk i njoh mire tifozet por per nga menyra se si me kane pritur shpresoj te bejme bashke nje sezon teper te mire ne Serie A dhe Champions, Interi duhet te rikthehet e rendesishme edhe ne Europe.”

Keto kane qene fjalet e para te Radja Nainggolan si futbollist i Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.